Nga:

Çfarë e vjedh gëzimin tënd?

sad

Një ndër gjërat që kërkojmë në jetët tona, është gëzimi. Lodhemi kaq shumë duke e kërkuar ndërkohë që thjesht mund të jemi duke lejuar zakone të ndryshme të përditshmërisë, të na e vjedhin. Janë 10 zakone të cilat duken të vogla por rriten duke vjedhur gëzimin e jetës tënde. Shmangi këto dhe rifito fuqinë tënde.

 

 

 

  1. Të ankuarit

Askush nuk ndihet mirë pasi ankohet, sepse shkarkohet nga energjitë pozitive dhe mbushet me energji negative. Fjalët e urta na thonë që me frytin e buzëve tona, mbushet stomaku ynë. Pra ti je ajo që ti flet.

  1. Zvarritja

Mos e shty për nesër diçka që mund ta bësh sot. Edhe nëse nuk mundesh që ta përmbushësh qëllimin, hapi më i vogël që bën do të mbaj larg kurthit të zvarritjes.

  1. Thashethemet

Thashethemet që ulin reputacionin e të tjerëve nuk do të shtojnë lumturi në jetën tënde. Nga ana tjetër, kur i përdor fjalët për të ndërtuar te jetët e të tjerëve ti sjell gëzim për veten dhe të tjerët gjithashtu.

  1. Miratimi

Të pëlqehesh prej të gjithëve nuk është ndonjë gjë për tu mbivlerësuar. Është më mitë të kesh miratimin e Zotit dhe ti duash të tjerët me çiltërsi, në vend se ti duash me interes.

  1. Të mos e mbash fjalën

Mos bëj premtime që nuk i mban dot. Më mirë të mos thuash asgjë se sa të thuash se do të bësh diçka dhe pastaj të mos e bësh. Ruaje gëzimin tënd duke qene i kujdesshëm me zotimet që bën.

  1. Mungesa e vetëbesimit

Ruaje gëzimin duke i folur në mënyrë inkurajuese dhe pozitivisht vetes. Lejoji këto fjalë të hyjnë në jetën tënde.

  1. Të varesh nga rrethanat

Bibla na thotë që gëzimi nga Perëndisë është fuqia jonë, jo gëzimi nga rrethanat. Mëso si të shkëputesh nga rrethanat dhe përballoji ndryshimet me elasticitet.

  1. Të jetosh në të kaluarën

E kaluara jonë nuk na lejon të shijojmë gëzimin e të tashmes. Lërini të shkojnë kujtimet e së kaluarës të cilat ndrydhin gëzimin.

  1. Frika nga e ardhmja

Jeto me shpresën për të ardhmen në vend të frikës. Ne zgjedhim të përdorim imagjinatën tonë për të furnizuar besimin apo frikën. Shpreso dhe prit më të mirat që Zoti mund të bëj.

  1. Të mos lutesh

Një jetë aktive në lutje do të ndihmoj të marrësh  lumturinë prej Zotit çdo ditë. Ai do të jap gëzimin e Mbretërisë së Qiejve për ty.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI