Nga:

Çfarë do të thotë për ty në të vërtetë të shkosh në altar

jeremy wong weddings 464ps nOflw unsplash“Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm“. Efesianët 5:31

A do të pëlqente që të jetoje 5 vjet më shumë, të bëje më shumë para, të kishe një shëndet të mirë emocional, e të ishe më i qëndrueshëm? Atëherë martohu. Ka gjithmonë e më shumë të dhëna të cilat konfirmojnë përfitimet që sapo përmenda më sipër.  Arsyeja se përse kjo ndodh, është ende një hipotezë. Disa besojnë se bashkëshortët bëjnë më shumë para, sepse gruaja i stimulon të bëjnë diçka të tillë dhe se gatimi i mirë,jo vetëm që e mban një bashkëshort më të shëndetshëm, por me sa duket i shton atij edhe kursimet kur ai është në moshë të mesme, gjë kjo e cila nuk do të ishte arritur njësoj nëse do të ishte beqar.  Çështja që shtrohet është, a janë individët që shkojnë në altarë e që lidhin jetën me dikë, më të shëndetshëm dhe më konfidentë, apo është martesa  faktori kontribues për ndryshimin e pamjes së tyre dhe përgjithësisht statusit të tyre në shoqërinë njerëzore.  Zakonisht martesa përfundon duke u shërbyer si burrit ashtu edhe gruas; e megjithatë të martohesh nuk do të thotë se ke zgjidhur gjithçka. Më vjen ndërmend historia e një burri të vetmuar, i cili shkoi të merrte pjesë në një grup beqarësh, në mënyrë që të gjente nusen e tij. Në atë grup, ai u takua me një grua të vetmuar, por që ishte shumë atraktive, e i tha,” Shiko, unë jam njeri shumë i zakonshëm dhe për momentin nuk kam shumë para për të ofruar, por babai im është multimilioner, e duke qenë se nuk është i martuar, unë do të trashëgoj pasurinë e tij. E po kërkoj dikë me të cilën mund ta ndaj këtë pasuri.  “Jam e interesuar,”tha ajo, e pastaj shtoi, “por më përpara se të marr në konsideratë martesën me ty, më duket me vend që të shkoj dhe tek babai yt në spital dhe t’i tregoj respektin tim, duke qenë se është duke vdekur.” Ajo e bëri këtë gjë,  dhe u bë njerka e burrit të vetmuar, duke qenë se u martua me babanë e tij.  Nëse ke para, një makinë të mirë, një pamje tërheqëse, apo mund t’i bësh njerëzit për vete me sharmin tënd, të martohesh nuk është aq e vështirë.  Të qëndrosh i martuar, është një çështje tjetër, e të qëndrosh i martuar dhe i lumtur, kërkon një tjetër nivel përpjekje. Henry Blackmun, ( Henri Blekman), një gjykatës, i Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara, njëherë paralajmëroi një çift që po martohej duke i thënë, “ Dasma është një ceremoni, martesa është një arritje.” Ai kishte të drejtë.  Një martesë me të vërtetë e suksesshme, është kurorëzimi i arritjes së dy njerëzve që janë thellësisht të përkushtuar tek njëri-tjetri.

Cilët janë faktorët që ndihmojnë për të pasur një martesë të tillë? Përpiqu të fillosh me këto:

  1. Një qëllim shpirtëror për jetët e tyre që përfshin një marrëdhënie me Zotin.
  2.  Një përkushtim i thellë, e i patundur  ndaj njëri-tjetrit.
  3. Vendosmëria për të jetuar për njëri-tjetrin, duke vendosur tjetrin të parin.
  4. Komunikim i lirë dhe i hapur, duke ndarë zemrat, e jo vetëm dhomën e gjumit.
  5. Fuqia e karakterit për të falur shpejt e për të lënë mënjanë keqardhjet për veten, ankesat, e duke kuptuar se nuk është se vritesh sa herë që mund të pengohesh diku.
  6. E së fundmi, nuk mbajnë mend gjatë fajet dhe dështimet e tjetrit.

Ky ishte një paralajmërim,  që i duhej shtuar sot Guidelines. Studimet konfirmojnë atë çfarë  duket më qartë me sy të lirë. Çiftet që zihen e luftojnë, që refuzojnë të falin, e që tradhtojnë njëri-tjetrin, përfundojnë në stres dhe në mjerim, e kjo shkatërron të gjitha benefitet që vijnë prej martesës.

Iris Krasnow ( Iris Krasnou) , autore e librit  bestsellër  T’i dorëzohesh Martesës, thotë kështu: “  Nëse nuk je i lumtur me veten tënde kur je duke ecur në altar, martesa nuk ka për të të bërë të lumtur.” Ajo ka të drejtë. Ti merr në një martesë atë çfarë gjen atje, e çfarë do që t’i gjen do të shumëfishohet, sepse të jetosh bashkë, i shkakton martesës, atë çfarë uji i nxehtë i shkakton një pakete çaji-  nxjerr prej andej, atë që është aty.

Parimi kryesor që kam përdorur për të përshkruar  martesën përpara dhe pas është: “ Njësoj si tani, edhe më vonë, por më shumë si tani!”  Me fjalë të tjera,  ashtu siç dy njerëz janë përpara se të martohen, ashtu do të jenë edhe më pas, por vetëm  se më pas do të duket më shumë. Kjo është diçka për të cilën duhet të mendoni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI