Vështirësitë e kësaj jete janë mundësi për të ecur krah për krah me Shpëtimtarin tonë dhe për ta njohur Atë më mirë.

Mateu 11:28-30

Jezusi i fton të gjithë individët e rënduar që të shkojnë tek Ai për të gjetur prehje, por shpeshherë e keqkuptojmë atë që Ai kërkon prej nesh. Nuk mund t’i lëmë problemet tona te Zoti dhe të largohemi që aty të pandryshuar. Duke përdorur një krahasim që ka lidhje me bujqësinë, Ai na kërkon të bashkohemi me Të në “zgjedhën” që të mund të ecim dhe të punojmë së bashku. Me fjalë të tjera, Ai nuk  do vetëm barrat tona; Ai na do neve të ecim me të!

Zgjedha e Krishtit është një simbol i dishepullimit, i karakterizuar nga nënshtrimi dhe bindja ndaj Tij. Qëllimi i Perëndisë nuk është thjesht të na heqë një sprovë ose mundim të rëndë; Ai dëshiron të na tërheqë drejt Vetes në një marrëdhënie të ngushtë dhe besimi. Mbani mend, “zgjedha është e ëmbël” dhe “barra është e lehtë” kur Shpëtimtari ynë na ndihmon ta mbajmë atë (vargu 30). Kjo është arsyeja pse ata që e pranojnë Atë do të përjetojnë një transformim të mahnitshëm.

Proçesi i ndarjes së barrës fillon me të mësuarit për të njohur dhe kuptuar Zotin. Barra nuk hiqet domosdoshmërisht, por pesha e mundimit zhvendoset nga supet tona tek Ai. Presionet e jetës mund të mos pakësohen, por nëse jemi në një marrëdhnie të  ngushtë me Jezusin, shpirti ynë do të jetë i lirë nga ankthi dhe paqja e Tij do të mbretërojë në zemrën tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI