Lexo: Mateu 25:41-45
Kur Anxhela ngriti një gur në kopshtin e saj, u tërhoq prapa dhe thirri: “Iii! Shikoji pak këto buburrecat e shëmtuar që ishin fshehur poshtë gurit! Duken sikur kanë veshur parzmore dhe mesa shoh nuk e pëlqejnë dritën. Mendoj se po kërkojnë një vend të errët ku të fshihen.”.
Nëna dhe Anxhela panë buburrecat të shpërndaheshin. Nëna pohoi duke i thënë: “Këto janë brumbuj – një lloj buburreci – dhe mendoj se ke të drejtë. Drejtuesja e grupit të studimit biblik i përdori këto buburreca për të ilustruar diçka disa javë më parë. Dhe ja ku po i shoh tani!”
Anxhela pa nënën e habitur dhe pyeti: “Çfarë ilustroi?”.
Nëna nisi t’i shpjegonte: “Mësimi tregonte se si ndonjëherë na pëlqen të kapemi pas disa mëkateve. Zonja Dona theksoi se ne përpiqemi të gjejmë një vend në zemër ku të fshehim mëkatin, njësoj si këto buburreca që po shpërndahen, duke kërkuar një vend të errët. Ne përpiqemi ta mbajmë mëkatin të fshehur, por Perëndia e sheh atë!”.
Anxhela tha: “E di? Mësuesja ime e shkollës të së dielës na tregoi që ekzistojnë dy lloj mëkatesh. Ajo tha se kemi mëkate të ndaluara… dhe… mëkate të mosbindjes.”.
Ajo ishte e kënaqur me veten që arriti të thoshte këto dy fraza të gjata.
Por duke buzëqeshur nëna e pyeti: “Po ti e di çfarë kuptimi kanë ato?”.
Anxhela pohoi me kokë dhe u përgjigj: “Mësuese Laura na e shpjegoi ndryshimin. Mëkatet e ndaluara janë gjërat e këqija që ne mendojmë ose bëjmë. Për shembull… të kopjosh, të gënjesh ose të thuash diçka që e lëndon tjetrin, është mëkat.”.
Nëna pohoi me kokë dhe tha: “Pikërisht kështu. Po mëkatet e mosbindjes çfarë janë?”.
Anxhela iu përgjigj: “Këto ndodhin kur nuk bëjmë gjërat që duhet t’i bëjmë. Për shembull, kur nuk i tregojmë dikujt për Jezusin atëherë kur e dimë që Perëndia dëshiron ta bëjmë, ose kur nuk ndihmojmë dikë që e dimë se duhet ta ndihmojmë.”.
Nëna buzëqeshi. “Jam e lumtur për ty! E paske mbajtur mend shumë mirë mësimin.” Anxhela tundi kokën dhe pa buburrecin e fundit të zhdukej. “Tani e tutje do t’i kujtoj këta buburreca si ‘buburreca mëkati’. Ato do të më kujtojnë se nuk duhet të fsheh asnjë lloj mëkati në zemrën time.”
A janë terma të reja për ty mëkatet e ndaluara dhe mëkatet e mosbindjes? Të bësh gabime është mëkat, por edhe të mos bësh atë që duhet ta bësh është mëkat. Analizoje jetën tënde. A po përpiqesh të fshehësh diçka të gabuar që ke bërë? Apo po shpreson që askush mos të të vërë re që nuk ke bërë diçka që duhet ta kishe bërë? Ti mund t’ju fshihesh njerëzve, por asnjëherë nuk mund t’i fshihesh Perëndisë. Rrëfeje mëkatin dhe ki besim që Perëndia do të të ndihmojë të bësh gjërat që duhet të bësh dhe të thuash ‘jo’ për gjërat që nuk duhet të bësh.
Bëj atë që duhet të bësh!