Abuzimi me alkoolin dhe drogën

Të rinjtë janë gjithnjë e më tepër nën presion që të provojnë duhanin, alkoolin si dhe droga të tjera. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e adoleshentëve, eksperimentojnë me këto substanca, e shumë prej tyre vuajnë pasojat shkatërrimtare të varësive. Ne të rriturit, shpesh herë mendojmë se abuzimi me drogën si dhe traumat e saj të tmerrshme, nuk kanë për të prekur kurrë fëmijët tanë, e aq më pak neve vetë. Faktet na thonë tjetër gjë. Faktet na thonë se ASKUSH nuk është i sigurt kur bëhet fjalë për drogat.

Si ne ashtu edhe të rinjtë tanë, duhet të ndërgjegjësohemi për rreziqet e drogave, përpara se të joshemi prej tyre e të përjetojmë rreziqe vdekjeprurëse. Të rriturit të cilët janë të preokupuar për fëmijët e tyre, janë të gatshëm t’u thonë atyre të vërtetën.

“Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.”
(Fjalët e Urta 16:23)

Për t’u shkëputur nga një varësi, personi duhet të jetë në gjendje që ta shikojë problemin, e pastaj të jetë i gatshëm që të përballet me të e të kërkojë shërim.

Ja dhjetë të vërteta nga tundimet e paraqitura tek 1 Korintasve, kapitulli 10:

Nr. 1 Nëse mendon se po qëndron në këmbë, shiko se mos bie. ………………………… v. 12

Nr. 2 Nëse mendon se sfida me të cilën përballesh, është unikale, është e qartë që gabohesh.     v. 13

Nr. 3 Perëndia nuk ka për të lejuar që të tundohesh përtej asaj që mund të mbash. v. 13

Nr. 4 Perëndia ka për të dhënë një rrugë përmes të cilës t’i bësh ballë sprovës. … v. 13

Nr. 5 Çdo gjë lejohet, por jo çdo gjë është e dobishme apo ndërtuese. ……………… v. 23

Nr. 6 Mos u përqendro tek vetja, por më shumë tek mirësia e të tjerëve. ………….. v. 24

Nr. 7 Mos e shkel ndërgjegjen e të tjerëve; kufizoje lirinë tënde për hir të tyre. … v. 29

Nr. 8 Çfarëdo që ha ose pi, bëje për lavdinë e Perëndisë. ………………………………… v. 31

Nr. 9 Mos bëj që ndokush të pengohet për shkak të veprimeve të tua. ………………. v. 32

Nr. 10 Kërko të mirën e të tjerëve, në mënyrë që ata të shpëtohen me të vërtetë. ………… v. 33

“Unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj.”
(Isaia 41:13)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14, Tiranë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI