A keni parë ndonjëherë ëndërr sikur jeni përpjekur të vraponi? A nuk është irrituese? Ju përpiqeni shumë por keni pak progres. Dhe nëse përpiqeni të vraponi larg një rreziku, ëndrra kthehet në makth.
Në jetë, edhe kur jemi plotësisht zgjuar, ka raste kur pavarësisht se sa përpiqemi, ne nuk mund të bëjmë shumë progres drejt pikës ku duam të shkojmë. Ose nuk e kemi forcën për të arritur qëllimin tonë ose pengesat janë shumë të mëdha përgjatë rrugës për të arritur shumë shpejt atje.
Oskar Obëllfias shkroi këto fjalë inkurajuese: “Në jetë disa mund të ecin, të tjerë mund të vrapojnë, por Zoti sigurohet që breshka dhe kërmilli të futen në Arkën e Noeut para përmbytjes.”. Breshka dhe kërmilli janë dy nga kafshët më të ngadalta të krijesave të Perëndisë që lëvizin. Por Perëndia e mori në konsideratë këtë fakt dhe u dha atyre mjaftueshëm kohë që ata të hipnin në arkë para se të vinin shirat dhe toka të përmbytej.
Po, ndonjëherë ne do të donim që të mund të nxitonim me kohën në jetën tonë. Ne dëshpërohemi se sa gjatë presim për të arritur qëllimin tonë. Por nëse jeta lëviz më ngadalë nga sa do t’ju pëlqente, lajmi i mirë është që koha nuk është diçka normale. Perëndia është në kontroll të saj. Psalmi 31 thotë: “Ditët e mia janë në dorën tënde.” (vargu 15). Edhe pse mund të mos e pëlqej gjithnjë kohën e Perëndisë, kam siguri në faktin që Ai e njeh fundin nga fillimi dhe nuk gabon asnjëherë. Pra, mund të pushoj në Të.
Merrni zemër! Udhëtimi juaj mund të jetë i ashpër dhe i vështirë, dhe i ngadaltë, por në fund do të mbërrini në destiancionin tuaj në kohën e Perëndisë. Siç thotë im shoq: “Perëndia rrallëherë është herët. Por Ai nuk është kurrë vonë.”. Ai është gjithmonë në kohë.