Besnikëria e Perëndisë për të përmbushur Premtimet e Mbretërisë së Tij

Në fund të leximit tonë profetik do të gjejmë vargun:

“Sepse Zoti ngushëlloi Sionin, ngushëlloi të gjitha rrënojat e tij dhe e bëri shkretëtirën e tij si Edeni dhe tokën e shkretuar si Kopshti i Zotit; gëzimi dhe hareja do të gjenden tek ajo, falënderim dhe këngë”.

Edhe pse shumica e përkthimeve i vendosin foljet në kohën e ardhme, ato në të vërtetë shfaqen në të shkuarën me përjashtimin e foljes “do të gjendet” që është me të vërtetë në të ardhmen. Arsyeja pse është përdorur kjo kohë është se megjithëse konteksti është padyshim në të ardhmen, premtimet e Perëndisë janë aq të sigurta saqë realiteti i rezultatit të Fjalës së Tij është sikur gjithçka të ketë ndodhur tashmë.

E theksoj edhe njëherë, ideja kryesore këtu është se Zoti do t’i japë ngushëllim popullit të Tij. Në vargun e sotëm përmendet  Sioni që nënkupton shpengimin e Jeruzalemit. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është se do të ketë një transformim në Tokën e Izraelit nga rrënoja në ngjashmërinë e Kopshtit të Edenit. I është referuar Kopshtit të Edenit për të treguar në një farë mënyre Mbretërinë e Perëndisë. Edhe këtu mund të shohim lidhjen midis Izraelit dhe Mbretërisë.

Shumë prej nesh kanë pasur privilegjin të shohin transformimin që ka ndodhur në Tokën e Izraelit gjatë jetës sonë. Kohët e fundit ftova një mik të vinte në qytetin ku banoj dhe ku ai kishte qenë në këtë zonë rreth tridhjetë vjet më parë. Tridhjetë vjet më parë, pjesa më e madhe e qytetit tim ishte duna rëre, kurse tani është kthyer në një qytet të mrekullueshëm dhe modern. Ky krahasim është i zbehtë në dritën e asaj se si do të jetë Mbretëria e Perëndisë, por të jep një pamje paraprake e faktit se Perëndia i Gjallë nuk e ka braktisur Tokën e Izraelit.

Personalisht, gjej ngushëllim të madh në ndryshimet që po ndodhin në Izrael dhe e shoh secilin prej tyre si dëshmi në lidhje me atë që Zoti do të bëjë në të ardhmen.

Në fund, ky na jep idenë e gëzimit dhe të haresë. Njeriu duhet të gëzohet dhe të jetë mirënjohës për besnikërinë e Zotit ndërsa Ai e ndryshon botën në përputhje me Fjalën e Tij. Fakti që shumë njerëz janë kundër këtij transformimi, siç po dëshmojmë në ditët e sotme me hebrenjtë që po kthehen në Tokën e tyre dhe po ndërtojnë mbi rrënojat, e forcon akoma më shumë besimin në Fjalën e Zotit. Ne e dimë se vetëm një mbetje do të qëndrojë me Izraelin në ditët e fundit, ndërsa të gjitha kombet do të mblidhen për të luftuar kundër Izraelit. Sigurohuni që Jezusi në të cilin besoni është me të vërtetë ai që zbulon Shkrimi dhe jo Jezusi që servirin keqiterpretimet e shumta fetare.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI