Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!

Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin e parë të Korintasve 6, lexojmë: “Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë,.…” (1 Korintasve 6:20) Fraza: «Sepse u bletë me një çmim» i referohet shpengimit, pasi shpengimi përfshin blerje dhe transferim autoriteti. Pika që dua të them në artikullin e kësaj jave është se çdo person do të jetë nën autoritet. Lind pyetja, nën autoritetin e kujt? Është e rëndësishme që çdo individ të kuptojë se ka vetëm dy mundësi: ose do të jetë nën autoritetin e mëkatit ose do të jetë nën autoritetin e Mesisë Yeshua.

Problemi është se shumë besimtarëve nuk po mësohen se me shpengimin (një përvojë shpëtimi) ka një detyrim për të përmbushur pjesën e dytë të 1 Korintasve 6:20: “…Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë. ” Për të përmbushur këtë urdhër, njeriu duhet të ofrojë trupin e tij (natyrën mishore) dhe aspektin shpirtëror të qenies së tij nën vullnetin e Zotit. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: Në çfarë mënyrash të prekshme po e demonstroni këtë gjë? Kjo çështje hyn në thelbin eshpirtëror dhe dishepullimit. Do të doja të ndaja me ju disa gjëra që mund të bëni për të reflektuar THIRRJEN SHPENGUESE që keni marrë kur pranuat Ungjillin. (Mos harroni se ju nuk jeni të shpëtuar nga bërja e këtyre gjërave; përkundrazi kjo është një nga arsyet për të cilat jeni shpëtuar).

1) Fillojeni dhe përfundojeni ditën tuaj duke lexuar disa Psalme: Mos i lexoni ato, por lutuni përmes secilit varg dhe më pas dëgjoni udhëzimet e Frymës së Shenjtë dhe shkruajini ato që ai u ka folur.

2) Lutuni në mënyrë rutine gjatë gjithë ditës, duke pyetur Perëndinë se për kë po ju  thërret ti shërbeni.

3) Kërkojini Yeshua-s që t’ju japë një kuptim profetik të asaj që Ai po sjell: Kjo përfshin që ju të merrni kohë për të studiuar profecinë. Filloni me 12 Profetët e Vegjël dhe ndërsa lexoni, përpiquni të zbuloni se cili ishte mesazhi kryesor i secilit prej profetëve dhe si mund të zbatohet ky mesazh sot. Mund të habiteni kur të shikoni se si ky mesazh aplikohet edhe  në kohën në të cilën po jetoni.

4) Partneritet me besimtarë të tjerë për të shërbyer së bashku në këto objektiva.

5) Jini të përgatitur për t’u përdorur nga Perëndia dhe jini të gatshëm t’i përgjigjeni thirrjes së Tij. Ka kaq shumë për të bërë. Do të jetë një inkurajim për ju të shihni se Zoti i Plotfuqishëm dëshiron t’ju përdorë. Ai do t’ju japë mundësi për ta përfaqësuar Atë në shumë më tepër mënyra sesa mund ta imagjinoni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI