Në Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një udhëtimi kaq të gjatë e të lodhshëm, besimi i Abrahamit ishte gati të sprovohej.
Ne mund të shkurajohemi lehtësisht kur zgjedhjet tona të marra në bindje çojnë në vështirësi dhe fatkeqësi. Zoti nuk premtoi kurrë një jetë të lehtë. Kur i bindemi Atij, do të përjetojmë bekimet dhe paqen e Tij, por kjo nuk do të thotë se na pret një rrugë më e lehtë. Abrahami mund të mos e ketë kuptuar plotësinë e planit të Perëndisë; megjithatë, ai adhuroi Perëndinë duke ndërtuar një altar. Në ecjen tonë të besimit, mund të përballemi me sprova që na hutojnë. Mund të vëmë në dyshim ngjarjet e papritura. Por në mes të gjithë kësaj, Zoti dëshiron bindjen dhe adhurimin tonë. Gjëja e fundit që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë është të heqim dorë kur gjërat nuk kanë kuptim për ne si qënie njerëzore.
A keni hequr dorë nga plani i Zotit sepse po përballeni me vështirësi në mes të tij? Kujtoni besnikërinë dhe dashurinë e Tij dhe besojini Atij përsëri sot.
Lutje: Zot, ndonjëherë shkurajohem kur besimi im vihet në provë dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç i prisja. Faleminderit për shembullin e Abrahamit, i cili të adhuroi në mes të vështirësive. Më ndihmo të ngulmoj nëpër sprova. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.( Galatasve 6:9 )