Atëherë i sollën fëmijë të vegjël që të vinte duart mbi ata dhe të lutej, por dishepujt i qortuan.Por Jezusi tha: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve.”Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis që andej. –Mateu 19: 13-15
Humoristi Franklin Jones njihet për thënien: “Ka shumë gjëra që mund të mësoni nga fëmijët. Për shembull, sa durim keni.”
Në botën tonë të ngarkuar dhe të tensionuar, është e lehtë të anashkalojmë dhuratat që na ka dhënë Perëndia për shkak të gjërave më urgjente. I anashkalojmë momentet e qeta për të pushuar dhe reflektuar; i anashkalojmë momentet që na lidhin me qetësisë në natyrë, të gjitha këto për të qënë sa më produktivë.
Madje i anashkalojmë pyetjet e zakonshme dhe lojërat e parëndësishme të fëmijëve tanë. Në kulmin e popullaritetit të Jezusit, një grup prindërish i sollën fëmijët e tyre tek Jezusi që t’i bekonte ata. Dishepujt e konsideruan këtë veprim si të parëndësishëm për Jezusin—Ai ishte i rëndësishëm! Por Jezusi i dëgjoi dhe ndërhyri. Jezusi e dinte se ky ishte ai lloj momenti që ne duhet ta çmojmë, pavarësisht se sa të zënë jemi. Bibla na tregon se Jezusi u thotë dishepujve: « I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve. “Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis që andej.” (Mateu 19:13- 15).
Në jetën tonë të zënë, a e dimë se cilat janë ato momente që duhet të vlerësojmë dhe luftojmë? Të gjithë ju nëna, baballarë, xhaxhallarë, halla, gjyshër, mësues, fqinjë dhe miq të zënë aq shumë me punë: a dini që ashtu si Jezusi, t’i çmoni momentet e të qënurit bashkë me njerëzit, dhe, veçanërisht me fëmijët e vegjël që kemi përballë? A do t’i mirëpresim momentet kur ata na ndërpresin, dhe t’i shohim jo si shpërqëndrime, por si bekime? Duart e vogla të ngritura lart që kërkojnë përqafime, apo të pyesin për një insekt ose një detyrë shtëpie, të gjitha kanë vendin e vet kur kujtojmë, atë që bëri Jezusi. Qëllimi i jetës sonë është që të duam.