Bëhuni bërës të Fjalës!

Është e vështirë të kuptosh fuqinë e Fjalës së Perëndisë. Vetë fjala e Perëndisë e vuri botën në lëvizje; Jezusi është Fjala që u bë mish; dhe është Fjala e Perëndisë që u flet shpirtrave tanë për të na dhënë shpëtim dhe të na sjellë nga vdekja në jetë.

Por, shumë të krishterë e pranojnë faktin se ata janë rilindur në mënyrë të mbinatyrshme nga Fryma e Perëndisë, por e jetojnë pjesën tjetër të jetës së tyre me forcat e veta. Ne kemi rilindur nëpërmjet Fjalës së gjallë e të qëndrueshme të Perëndisë dhe duhet të vazhdojmë të jetojmë në atë mënyrë.

A po rriteni në Fjalën e Perëndisë çdo ditë? A e lejoni atë të depërtojë në zemrën dhe jetën tuaj? A e lejoni atë t’ju qortojë dhe t’ju inkurajojë—duke ju maturuar në Krishtin? A ushqeheni me të? A meditoni mbi të? A e ushtroni autoritetin e saj?

Jakobi na paralajmëroi për një grackë shekullore në të cilën mund të biem lehtësisht: “Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.” (Jakobi 1:22). Çelësi për të përfituar sa më shumë nga leximi i Biblës është të zbatojmë atë që kemi mësuar. Kërkimi i të vërtetave kërkon punë, por puna do të jetë e kotë nëse nuk e lejojmë të vërtetën të transformojë jetën tonë.

Përpiquni t’i ndiqni këto hapa për të kërkuar të bëni vullnetin e Perëndisë siç na ka treguar në Fjalën e Tij.

1.Zgjidhni një pasazh të Shkrimit për ta studiuar sot.

2.Ndërsa lexoni, mbani shënime për atë që Fryma e Shenjtë po ju thotë. Pyesni veten se çfarë do të thotë ky pasazh për ju.

3.Pastaj pyesni veten se si mund ta zbatoni këtë të Vërtetë në jetën tuaj sot.

4.Rilexoni shpesh shënimet tuaja për t’i kujtuar vetes ato që keni mësuar. Bëni një plan për t’i përfshirë këto të vërteta në jetën tuaj.

Ndërsa gërmoni thellë në Shkrim dhe e zbatoni atë në mënyrë aktive, do të zbuloni se Perëndia po e përdor Fjalën e Tij për të sjellë drejtësi në jetën tuaj. Kur jemi të hapur ndaj Frymës së Shenjtë, Ai do të nainkurajojë në vështirësi, do të na qortojë kur rebelohemi, do të na sfidojë kur duhet të ecim përpara me besim dhe do të na paralajmërojë kur jemi gati të marrim kthesën e gabuar. Në çfarëdo situate që kalojmë, Perëndia e përdor Fjalën e Tij për të na dhënë njohurinë dhe urtësinë për t’u përballur me të.

Lutje: Zot, faleminderit për fuqinë e Fjalës Tënde. Na ndihmo të kalojmë më shumë kohë duke u ushqyer dhe medituar mbi Fjalën Tënde dhe duke ushtruar fuqinë e saj. Në emër të Jezusit, lutemi. Amen.

“Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. ” (Jakobi 1:22).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI