Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth autorit Newsboys

Newsboys janë një grup i krishterë pop rrok themeluar në vitin 1985 në Australi, nga Peter Furler dhe George Perdikis. Ata kanë realizuar 17 albume në studio, 6 prej të cilave janë vlerësuar me certifikatë ari. Aktualisht grupi drejtohet nga këngëtari Michael Tait.
Grupi u formua nga Peter Furler dhe shoku i tij i shkollës George Perdikis. Dy adoleshentë të tjerë u shtuan menjëherë me pas, John James, dhe basisti Sean Taylor. Emri origjinal i grupit ishte “The News” (Lajme), por me t’u vendosur në SHBA ata e ndryshuan emrin në Newsboys, për të shmangur konfliktin me grupin amerikan Huey Lewis dhe News. Grupi erdhi në Shtetet e Bashkuara në fund të vitit 1987. Ata nxorën albumin e tyre të parë “Read All About It” në vitin 1988 në Shtetet e Bashkuara. Asnjë nga tre albumet e para të grupit nuk tërhoqi shumë vëmendje.

Grupi filloi të rritej më shumë profesionalisht kur Steve Taylor, një këngëtar-kompozitor dhe producent filloi bashkëpunimin me ta. “Not Ashamed” ishte albumi tjetër i grupit kur Taylor filloi të ndante detyrat që të nxirrnin diçka cilësore .

Në mes të ndryshimeve të vazhdueshme në grup Newboys publikuan “Going Public” , albumin e tyre të pestë dhe suksesin e tyre të parë të vërtetë. Grupi shënoi një rekord që nuk kishte provuar më parë. Ata fituan një çmim Dove, për albumin me të mirë rrok të vitit në 1995 . Ata gjithashtu patën katër hite të tjera numër një, të cilat qëndruan në majë të klasifikimeve: “Spirit Thing”, “Real Good Thing”,”Truth and Consequences “dhe “Shine “. Shine fitoi një çmim Dove si kënga rrok më e mirë e vitit. Në vitin 2006, CCM Magazine ka renditur “Shine” në dhjetë këngët më të mira të muzikës së Krishterë.

Grupi u kthye në vitin 1999 me “Love Liberty Disco”, ku albumi kishte tinguj pop- rock. Në vend të kësaj, ky album kishte të veçantë një zë disko. Megjithatë, ai kishte disa hite, duke përfshirë: “Beautiful Sound” dhe “Good Stuff”. Ata realizuan një turne dhe ky turne ishte dukshëm më popullor se albumi.

Më shumë hite në radio erdhën në vitin 2006 me një version te këngës “I Am Free”, dhe “In Wonder”. Në tetor 2006, Newsboys publikuan një këngë pop – rrok rekord me titull “GO”. “GO” dhe këngët “Something Beautiful” and “In Wonder” ishin hite të mëdha në radiot e krishtera.


Free!

REGJISTROHUNI