Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth autorit MercyMe

Ndonëse grupi MercyMe u themelua në vitin 1994, vokalisti Bart Millard thotë se krijimi i tij ishte një proces që Perëndia nisi tek ai gjatë kohës së shkollës së mesme. Millard kujton: “Babai, dhe vëllai im i madh luanin futboll. Natyrisht kjo ishte dhe dëshira ime. Por gjatë loje futbolli në shkollën e mesme, theva të dy kyçet dhe ky ishte fundi i karrierës sime si futbollist.”
Si pasojë e lëndimit, Millard kishte mundësi të zgjidhte një tjetër lëndë me zgjedhje dhe shkoi në të vetmen klasë që ishte akoma e hapur për nxënës: Kori. Me nxitjen e drejtuesit të korit, shumë shpejt ai u përfshi në mënyrë aktive. Gjatë semestrit të tij të parë në kolegj ai u përball me vdekjen e të atit nga kanceri. Humbja bëri që ai të kërkonte ndryshim dhe një fillim të ri në jetë. Pastori i tij i të rinjve që sapo ishte vendosur në qytetin e Millard, Lakeland, Florida, e ftoi që të përfshihej në grupin e adhurimit të të rinjve. Ai e pranoi këtë mundësi, dhe tregon se përfshirja e tij në një grup lavdërimi, shënonte përvojën e parë të tij në një grup, dhe menjëherë u dashurua me idenë.
Pak kohë më vonë ai u bë mik me pianistin Jim Bryson. Në verën e vitit 1994, ata udhëtuan në Europë si pjesë e grupit të adhurimit. Udhëtimi nxiti Millard dhe Bryson të merrnin në konsideratë shërbesën muzikore me kohë të plotë. Në gusht të vitit 1994, kitaristi Mike Scheuchzer iu shtua grupit. Të tre u vendosën në Oklahoma dhe formuan MercyMe.


Free!

REGJISTROHUNI