Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth autorit Aurel Duro

Hapat e parë në muzikë për Aurel Duron,lidhen ngushtë me besimin në Krishtin në jetën e tij. Në moshën 15 vjeçare ai filloi të ushtrohej në kitarë, që për të ishte një instrument për të shprehur dashurinë e tij ndaj Zotit. Aurel Duro është nga qyteti i Korçës, është nxitur dhe rritur mes miqve dhe moshatarëve të tij për të ecur përpara me muzikën. Në kishin ku shkonte të rinjtë, kishin vetëm një kitarë dhe Aureli i dashuruar pas muzikës filloi ti vinte me shumë synim vetes të mësonte kitarën, me besimin se një ditë Perëndia do bekonte edhe më shumë me talentin që ai i kishte dhënë .Me këtë dhunti Aureli nisi të shërbente në kishën e tij ,në shërbesën e adhurimit.
“Lutjen e shpëtimit e kam bërë që ditën e parë që kam vajtur në kishë por nuk e besoj që e kam kuptuar vërtet ungjillin ,por me kalimin e kohës kam kuptuar se kush ishte Jezusi . Në jetën time kuptova qe Jezusi ishte dashuri dhe Perëndia i vërtet në jetën time. Kur njeh Perëndinë ,të krijosh muzikë nuk kthehet më në një qëllim në vetvete ,por pikërisht nga kjo marrëdhënie , nga ky raport i ngushtë, burojnë falënderimet dhe mirënjohja që shprehen mes disa notave të thjeshta dhe fjalëve që burojnë nga shpirti.”-tregon Aureli

Muzika dhe këngët që Aureli ka krijuar, janë realizuar në momente kur ai ka qenë me Perëndinë, duke lexuar fjalën e tij, ose me kitarë në duar ku gjithçka vinte e natyrshme. Aureli nuk ka krijuar muzikë që të bëhet i njohur përmes saj ,por gjithçka që ai ka realizuar ka qenë e frymëzuar nga Perëndia dhe tepër spontane. Aktivitetet ku Aureli ka kënduar dhe ka marrë pjesë janë të shumta,ku mund të përmendim dhe pjesëmarrjen e tij ne Tirana Fest, Worship Fest por edhe në shumë seminare të cilat Aureli i ka realizuar për të shpërndarë tek të rinjtë eksperiencën e tij si një drejtues adhurimi. Në Worship Fest ,Aureli merr pjesë me këngën “Zërin ngre”, një këngë që është frymëzuar nga dashuria dhe madhështia e Perëndisë. Aureli na tregon se si është bërë pjesë e këtij festivali:

“Bashkëpunimi që kam pasur me disa miqtë e mi bëri të mundur të isha pjesë e kësaj iniciative të Marjol Dundo . Unë gjithmonë kam pasur dëshirën dhe pasionin . Kjo ndjenjë gjithmonë ka qenë brenda meje dhe s’kisha se si mund ti thosha jo këtij festivali. Kënga është një thirrje e ardhur nga brenda meje për të kërkuar Perëndinë , për të parë Perëndinë, për të shijuar Perëndinë . Kjo këngë është një thirrje e fortë që shpreh dashurinë,mirënjohjen ndaj Perëndisë.


Free!

REGJISTROHUNI