Teksa shihni prindërit tuaj që plaken, me shumë mundësi që brenda jush ndjeni përgjegjësinë për t’u kujdesur për ta. Babai dhe nëna juaj kanë punuar pafundësisht për t’u dhënë jetën që keni sot, një jetë plot mundësi, rehati dhe privilegje. Ndërkohë që ata plaken, është më se e nevojshme që fëmijët e tyre ta kthejnë pas këtë favor dhe të kujdesen e t’i duan ata. Do të listojmë disa arsye se përse është e rëndësishme që të kujdesemi për më të moshuarit.
1.Sepse bëhet fjalë për nënën dhe për babanë tonë.
Ata janë mësuesit tanë të parë. Ata na mësuan si të duam, si të kujdesemi, si të japim, si të falim, si të pranojmë të tjerët, e mbi të gjitha kanë qenë mbështetja jonë më e fortë. Pa sakrificën e tyre që ka zgjatur me vite, ne nuk do të ishim të aftë të ishim këta që jemi . Respekti dhe kujdesi për të moshuarit fillon me prindërit tanë.
2.Urtësia
Të moshuarit kanë më shumë dije dhe më shumë urtësi se çdonjëri nga ne. Eksperienca që ata kanë , e stuhitë që kanë kaluar gjatë jetës së tyre, bën që të kenë një urtësi të çmueshme. Ata kanë ardhur deri këtu dhe kanë mësuar kaq shumë, ne kemi përgjegjësinë që të mësojmë nga kjo urtësi. Ndaj merr kohë dhe dëgjo se çfarë kanë për të thënë.
3.Ata na duan në mënyrë të pakushtëzuar
Pavarësisht se çfarë ke bërë në jetë, se cili je bërë dhe se ku jeton, prindërit e tu të duan në mënyrë të pakushtëzuar. Patjetër që ndonjëherë ata mund të jenë mërzitur me ty, por ti do të ngelesh fëmija i tyre. Kjo lloj dashurie e pakushtëzuar, është e vështirë të gjendet gjithandej. Prezenca e prindërve të tu të jep shpresën dhe fuqinë për t’u qetësuar e për të vazhduar.
4.Sakrifica
Nëse do të arrijmë të shohim pas, prindërit tanë kanë sakrifikuar vazhdimisht që të na shohin mirë dhe të lumtur. Ata janë siguruar që ne të kemi të gjithë rehatinë e kushtet e nevojshme. Kanë bërë gjithçka që të shohin buzëqeshjen në fytyrat tona. Ata na kanë parë në momentet kur kemi dështuar e kur kemi arritur suksese, e i kanë kujtuar vetes së tyre se për çfarë po luftojnë.
5.Duhet të kujdesemi për ta sepse e ardhmja e tyre është e pasigurt
Vendose veten në vendin e një personi të moshuar. Kur e kupton se je trupi yt po dobësohet e se fuqitë po të lenë,është e vështirë që të përballesh me pasigurinë që mund të ndjesh për të ardhmen, qoftë mendërisht ashtu edhe fizikisht. Të moshuarit mund të kenë shumë gjëra në mendjen e tyre, që nuk janë të aftë t’i shprehin. Ne kemi përgjegjësinë që t’u japim ndihmën për të cilën kanë nevojë për t’i ndihmuar që të jetojnë në paqe pjesën tjetër të jetës. Ndaj kujdesu që të jesh ajo dritë dhe dashuri, ji me ta gjatë mbrëmjes së jetës së tyre.
Me pelqen shume faqja juaj. Pak kohe kam qe e kam zbuluar por me terheq cdo teme qe ju shfaqni ne faqen zyrtare. Zoti ju bekofte.