Ndriçoni dritën tuaj!

Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri. Dhe ndërsa jetojmë në periudhën midis këtyre dy ardhjeve të Shpëtimtarit tonë, jemi thirrur t’i jemi besnikë Atij – edhe kur bota rebelohet dhe zhytet akoma më shumë në mëkat dhe errësirë. Ne duhet të shkëlqejmë në botë derisa të lindë Ylli i Mëngjesit.

Besimtarët  në Krishtin janë të bashkuar me Të. Prandaj, nëse Ai është drita e botës, kështu jemi edhe ne—sepse jemi një me Të (shihni Mateu 5:14-16; Gjoni 8:12). Me fuqinë e Frymës së Shenjtë, Prezenca e Krishtit ndihet në botë nëpërmjet nesh, dëshmitarëve të Tij besnikë. Ne, si kishë, jemi drita për kombet ndërsa e mbajmë Krishtin në zemrat tona (shihni Isaia 42:6; Efesianëve 3:17, 5:8; Hebrenjve 3:6).

Thirrja për të qenë në mision për Krishtin nuk është një thirrje e përzgjedhëse vetëm për disa persona. Është thirrja e çdo të krishteri. Jo të gjithë jemi thirrur të të shkojmë në kultura apo vende të ndryshme, por të gjithë jemi thirrur që të ndërtojnë marrëdhënie me fqinjët tanë jobesimtarë.

Si mund t’ju drejtojë Perëndia që të jeni një dritë në botë këtë sezon, duke i tërhequr të humburit tek e Vërteta e Birit të Tij? Nëpërmjet jush që Ai dëshiron të arrijë botën – fqinjët, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes që nuk besojnë. Nuk ka asnjë plan B. Perëndia nuk ka nevojë për një të tillë, sepse Ai na ka premtuar: “Krishti në ju, shpresa e lavdisë” (Kolosianëve 1:27).

Krishti do të kthehet së shpejti dhe kur të kthehet, Ai do t’u japë yllin e mëngjesit besnikëve të Tij (shihni Zbulesa 2:28). Po vjen një shpërblim për shërbimin tuaj besnik ndaj Tij. Sepse kur Krishti premton t’u japë “yllin e mëngjesit” besimtarëve, Ai po premton se do të na japë Veten. Ai do të na bëjë si Ai dhe ne do të jemi me Të – duke marrë pjesë në sundimin e Tij mbretëror mbi kozmosin e rindërtuar. Me këtë shpresë në zemrat tona, le të bashkohemi së bashku si kishë për t’i bërë thirrje të gjithëve që të vijnë dhe të njohin të Vërtetën.

Lutje: Zot, faleminderit që më ke dhënë Frymën Tënde të Shenjtë për të më udhëhequr të jetoj sipas vullnetit Tënd. Më ndihmo të jem një dritë në komunitetin tim për të ndarë shpresën e një jete të kaluar me Ty, Ylli i Mëngjesit. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë.” (Danieli 12:3).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI