Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.
Mendoni për pjesën e parë: Mencuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi. Në jetën tonë, ne kemi prirjen të zemërohemi shpejt, por mencuria bën që të jemi të ngadaltë në zemërim dhe të mos i dorëzohemi zemërimit si emocion. Ne kemi nevojë për hirin e Perëndisë, për të qenë të ngadaltë në zemërim. Mendoni për reagimin tuaj ndaj gjërave që ju rrethojnë, ndaj rrethanave ku ndodheni, ndaj njerëzve që keni rreth e qark. Sa shpesh zemërohemi, sa shpesh nxehemi, sa shpesh e humbasim qetësinë dhe i dorëzohemi zemërimit.
Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe pastaj vjen kjo frazë: “dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Është mirë, madje e lavdishme që, kur dikush të ofendon, të kesh aftësinë ta kapërcesh dhe të thuash: “Ndoshta kjo është dicka që mund të më zemërojë, ose të më ofendojë, por unë do ta kapërcej këtë, me dashuri. Unë do të kujdesem për atë person. Nuk do të reagoj me zemërim. Unë do ta kapërcej atë ofendim dhe kjo është gjëja e lavdishme që duhet bërë në cdo rrethanë.”
Fjalët e urta nuk po thonë, dhe unë nuk po them se, sa herë që dikush të na ofendojë, ne duhet ta kapërcejmë. Kjo gjë nuk funksionon në këtë mënyrë. Por kjo fjalë e urtë, po thotë se ndonjëherë, është urtësi që kur jemi të ofenduar, të themi me mencuri: “Unë do ta kapërcej këtë. Nuk do të reagoj me zemërim ndaj kësaj.”
Oh, kjo nuk na vjen natyrshëm. Ne kemi nevojë për hirin e Perëndisë, për të qenë të ngadaltë në zemërim dhe për të kapërcyer lëndimet dhe ofendimet, atëherë kur duhet ta bëjmë. Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh për këtë. Ne kemi nevojë për ndihmën Tënde. Ne lutemi sot për zgjuarsi, në mënyrë që të jemi të ngadaltë në zemërim. Zot, ne e dimë se mund të përjetojmë këtë apo atë gjë me njerëzit rreth nesh, me fëmijët, me familjarët, me bashkëpunëtorët dhe se do të kemi shumë raste ku mund të jemi të shpejtë në zemërim. Kështu, na ndihmo të jemi të ngadaltë në zemërim. Ne lutemi të na ndihmosh që të mos reagojmë në moment dhe të kërcejmë nga zemërimi. Ne lutemi të na mbrosh nga kjo dhe të na japësh urtësi dhe vetëkontroll, që të mund të kapërcejmë fyerjet, atëherë kur duhet t’i kapërcejmë.
Perëndi, Fjala jote qartësisht na udhëzon të përballemi me ofendimet, të merremi me to, të flasim me njerëzit për to, që kështu të dimë se ofendimet nuk janë janë të mira. Por gjithashtu, ne dëgjojmë në Fjalën Tënde se ka raste, kur duhet ta kapërcejmë ofendimin dhe të mos reagojmë ndaj tij. Nuk ka përse ne të reagojmë patjetër ndaj ofendimit. Duhet ta kapërcejmë atë. Na ndihmo të dimë kur duhet ta kapërcejmë dhe na ndihmo ta bëjmë këtë, në një mënyrë që është e mirë për ne dhe e mirë edhe për të tjerët. Zot, ne lutemi për mencuri, në mënyrë që të jemi të ngadaltë në zemërim sot dhe në lavdi, të kapërcejmë ofendimet. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.