Ne nuk duhet të jetojmë në varfëri shpirtërore; Perëndia na ofron pasuritë e Tij – çdo ditë.
Filipianëve 4:19-20
Imagjinoni sikur keni kursyer për një kohë të gjatë për të lundruar me traget. Më në fund, jeni në bord me dy valixhe të paketuara me kujdes. Mbrëmjen e parë, kur në mikrofon dëgjohet “Darka është gati”, ju nxirni buken dhe gjalpin e kikirikut nga valixhja juaj dhe uleni në tavolinën e kabinës suaj të vogël dhe hani darkën tuaj. Çdo mbrëmje në kohën e darkës, ju përsërisni të njëjtën gjë. Nuk është se nuk ju pëlqejnë banketet e shijshme të anijes. Por nuk e dini që ushqimet janë të përfshira në çmimin e biletës. Për dy javë ju shijoni peizazhe të bukura, por hani ushqim të thatë dhe të ndenjur në dhomën tuaj.
Kjo histori e trishtë është një metaforë për mënyrën sesi disa besimtarë e jetojnë jetën e krishterë. Perëndia ka premtuar të plotësojë çdo nevojë të bijve të Tij – pasuritë e Tij përfshihen në çmimin që Krishti pagoi për shpëtimin e tyre (Efesianëve 1:18). Megjithatë, shumë prej nesh po përpiqen të jetojnë përtej burimeve tona. Ne nuk e dimë se bujaria e dashurisë, fuqisë dhe sigurimit të Zotit është në menu.
Marrëdhënia e një besimtari me Jezusin është një marrëdhënie unike. Ai është jeta jonë dhe Fryma e Tij jeton nëpërmjet nesh. Prandaj, gjithçka që është në dispozicion të Zotit është gjithashtu e disponueshme për ne – e gjithë fuqia, forca dhe qëndrueshmëria.
Kaloni kohë në Fjalën e Tij për të mësuar për të gjitha pasuritë që ju jepen nëpërmjet besimit. Zoti u ofron besimtarëve gjithçka që kërkohet për të jetuar mirë dhe me urtësi. Besojini Atij për të gjitha nevojat tuaja.