Si të reagojmë ndaj Komplimentave?

A viheni në siklet kur dikush ju bën ndonjë kompliment?

Fjalët e Urta 27:2

Mendoni për një rast kur keni marrë ndonjë kompliment nga prindi, mësuesi ose shefi. Si jeni ndjerë? A ju bëri të lumtur apo ishit në siklet? Për shumë njerëz, komplimenti është pothuajse aq i vështirë për t’u pranuar sa kritika. Për shkak se Fjala e Zotit na udhëzon të jemi të përulur (Mateu 18:4; Filipianëve 2:3), ka raste kur ndihemi të hutuar se si të reagojmë ndaj ndonjë komplimenti. Më poshtë po ndajmë ju 3 mënyra se si mund të reagoni:

1. Pranojeni komplimentin  duke e falenderuar personin. Mos u përpiqni të shpjegoni se nuk jeni të denjë për atë kompliment apo të  përpiqeni t’a shmangni një dashamirësi të tillë. Zoti po e përdor atë person për t’ju bekuar!

2. Identifikoni dhe pranoni cilësinë e karakterit që e bëri personin tjetër t’ju komplimentonte. Ndoshta ai ose ajo sheh diçka në ju që ju nuk e shihni (dhe që Perëndia dëshiron që ju ta shihni). Kujtoni se, besimtarët janë thirrur për të “inkurajuar njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar njëri-tjetrin” në Zotin (1 Thesalonikasve 5:11).

3. Ndani se çfarë do të thotë inkurajimi për ju personalisht. Shkrimi thotë se “Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.” (Fjalët e Urta 16:24). Tregojini personit tjetër se sa shumë jeni bekuar nga vëmendja dhe kujdesi i tij/saj. Dhe kështu përfundoni duke komplimentuar njëri – tjetrin.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI