“Oh, po ta kisha ditur, do të kisha bërë diçka ndryshe.”

Fjalët e urta, kapitulli 1, vargu 7, vërtet përmbledh gjithë librin. Bibla thotë: “Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.” Ky varg bën të qartë temën që jehon përgjatë gjithë Fjalëve të urta. Adhurimi me frikën e Zotit, con në diturinë e dhënë nga Zoti. Ne të gjithë kemi nevojë për dituri, sepse nuk jemi të ditur. Mendoni për këtë. Neve na mungon njohuria për gjëra të ndryshme. Sa herë themi: “Oh, po ta kisha ditur, do të kisha bërë diçka ndryshe.” Ne rritemi në dituri, kur kemi njohuri, kur kemi pikpamje. Ndonjëherë marrim vendime të të urta, sepse mendojmë: “Ah, nuk e dija se kjo gjë do të ndikonte tek ky person.” Nuk kemi menduar se cfarë do të ndodhë si rezultat i dickaje. Na mungon perspektiva.

Shpeshherë, neve na mungon përvoja. ndonjëherë na mungon dituria, sepse nuk kemi qenë në një situatë të tillë më parë, dhe mendojmë: “Oh, tani që e kam kaluar këtë, do t’i bëj gjërat ndryshe herën tjetër.”  Kështu, rritemi në dituri. Neve na mungon njohuria, perspektiva, përvoja dhe realiteti është se Perëndia është i gjithëdijshëm, Ai ka perspektivë të pakufijshme, përvojë të pakufijshme, kështu që, nëse duam dituri, ajo fillon me adhurimin e Perëndisë.  Dituria fillon duke i mbajtur sytë tek Perëndia dhe Fjalët e urta, kapitulli 1 thotë: “Të kemi frikën e Zotit. Ta nderojmë Atë. T’i përulemi Atij. Ta duam Atë. Të dridhemi para Tij, duke kuptuar se kush jemi ne, në krahasim me Të. Frika e Zotit është fillimi i njohjes.” Kështu, ne lutemi:

Perëndi, na ndihmo të kemi frikën Tënde, na ndihmo të rritemi në frikën tënde, në nderimin për Ty, dhe në të kuptuarit e faktit se kush je Ti. Na ndihmo të rritemi në përulësi në jetën tonë, sepse ne e dimë se nuk kemi njohuri, ne nuk kemi perspektivë, ne nuk kemi përvojë. Ne kemi nevojë të të njohim Ty, të kemi perspektivë, për të kapërcyer gjërat që vijnë në jetën tonë. Ne kemi nevojë për Ty dhe dridhemi kur mendojmë se mund të ecim në jetë, të marrim vendime, të drejtojmë jetën tonë dhe familjen tonë, të ndarë prej teje. Ne, me frikë para Teje, lutemi që Ti të na japësh dituri dhe ne besojmë, o Perëndi, se ky është fillimi i diturisë. Frika jote. Kështu, ne lutemi që të na ndihmosh të rritemi në frikën Tënde dhe gjatë këtij procesi, na ndihmo të rritemi në diturinë Tënde, në cdo aspekt të jetës sonë. Ne emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI