Autorja Xhill Briskou bën pyetjen: “A keni ditë kur e gjithë koha juaj është organizuar në mënyrë të mrekullueshme dhe më pas nuk bëni asgjë nga ato që kishin planifikuar për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme?”.

Xhilli na flet për fundin e atyre ditëve dhe për pritjen me padurim për të folur me Perëndinë në mbrëmje në mënyrë që ajo të fillonte të ankohej për ditën e saj të ngarkuar. Ajo shkruan: “Unë i kisha planifikuar të gjitha dhe dita filloi. Sapo fillova, ra telefoni, më thirrën fëmijët, lavatriçja ishte plot me rroba, qeni u largua dhe një person në nevojë u shfaq nga hiçi dhe kërkonte vëmendjen time.”.

Ajo e pranon që zonja në nevojë nuk ishte dhe aq mirë. “Unë u përpoqa t’i dëgjoja vuajtjet e saj të vazhdueshme, por i kisha sytë te ora dhe ajo vuri re që unë po shihja orën. Ajo u largua me nxitim duke u ndjerë jo e mirëpritur, jo e përkujdesur, e padashur dhe po aq bosh sa ishte kur erdhi. Kështu unë u mbusha me faj.”.

“Epo”, e siguroi ajo veten, “ishte faji i saj. Ajo nuk kishte lënë takim.”

Xhill dëgjoi një zë në vesh: “E lashë unë takimin për të”. Ajo kërceu përpjetë sepse nuk e kishte parë Perëndinë kur hyri në dhomë. “E le Ti takimin me të? Po pse nuk më pyete mua fillimisht?”.

“As ti nuk më pyete mua. Ajo kishte nevojë për ty,” theksoi Perëndia.

“Por Zot, Ti e dije se si ishte programi im!”

Ai iu përgjigj: “Ti mund të zgjidhje. Njerëzit janë më të rëndësishëm se programet, Xhill.”

Më pas Ai u largua. Unë iu afrova.

“Të lutem, Zot, nëse nuk është vonë, sille sërish te unë nesër atë grua.”

Zoti iu përgjigj: “Por programi yt është shumë i ngjeshur tashmë.”.

“Të lutem, Zot. Unë do të jem duke pritur.”

Pati një heshtje të gjatë. Ai ishte larguar.

Gruaja në nevojë nuk u kthye më. E pse të kthehej? Çfarë humbjeje!

Te kapitulli 3 i Letrës së Parë të Gjonit na thuhet: “Djema të mi, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe me të vërtetë” (vargu 18). Lejomëni t’ju bëj një pyetje: “A është e dukshme dashuria juaj sot?”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI