A është  ndonjëherë urrejtja përgjigjia e duhur?

Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.- Fjalët e Urta 8:13

Shumica prej nesh janë të bindur se urrejtja ndaj njëri-tjetrit është e gabuar. Por a do të thotë kjo se urrejtja është gjithmonë e gabuar në tërësi? Do të habiteni kur të dëgjoni se ndonjëherë urrejtja është përgjigjia e duhur. Bibla na tregon për një sërë gjërash që Perëndia i urren.

Isaia 61:8 thotë: “Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjen në olokaust.” Në librin e Amosit, Perëndia tha se Ai i urrente festat fetare të izraelitëve (Amosi 5:21). Kjo nuk ndodhi sepse Perëndia i urren festat, por sepse izraelitët po shpërfillnin dhe ndotnin besëlidhjen e tyre me Perëndinë në lidhje me adhurimin e Perëndisë. Devotshmëria e tyre e rreme ishte aq e tmerrshme për Perëndinë sa u bë një shfaqje e urryer. Zoti gjithashtu urren flijimin e fëmijëve (Ligji i Përtërirë 12:31) dhe zemrat që kurdisin plane të liga, dhe buzët gënjeshtare, ndër të tjera (Fjalët e Urta 6:16-19, 12:22).

Pastaj, lexojmë te Fjalët e Urta se “të kesh frikë nga Zoti do të thotë të urresh të keqen” (Fjalët e Urta 8:13). Të kesh frikën e Perëndisë nuk është domosdoshmërisht një çështje që të kesh frikë se mos e mërzitësh Perëndinë. Zoti është i mëshirshëm dhe fal, madje edhe ata që kanë bërë atë që Perëndia urren. Të kesh frikë nga Zoti do të thotë të bindesh nga dashuria që ke për Të. Pjesë  e dashurisë  tonë për Perëndinë është t’i rezistojmë të keqes që Perëndia urren. Është absolutisht e drejtë që të urrejmë sakrifikimin e fëmijëve, për shembull. Të qëndrosh  indiferent ndaj asaj që Perëndia e quan të keqe tregon se dashuria jonë për Perëndinë është e rastësishme. Duhet të veprojmë me kujdes, por ka raste kur urrejtja është reagimi i duhur nga ata që e duan Perëndinë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI