Duket sikur nis një jetë të re, sapo bëhesh me fëmijë. Foshnjat e sapolindura duan një kujdes të veçantë. Sjellja në jetë e një foshnje është një përvojë e bukur dhe e shoqëruar me shumë emocione . Shpesh prindërit e rinj ndihen të pasigurt se si duhet të kujdesen për fëmijën e tyre , duke filluar nga mënyra e mbajtjes, kryerja e banjos si dhe kujdesi për higjienën.
Në një intervistë për TV7 Albania, Anne Kretschmer mami dhe punonjëse sociale në Gjermani u jep përgjigje shumë pyetjeve që shoqërojnë dhe shqetësojnë shpesh prindërit e rinj.
Banjo e parë: E rëndësishme është që dhoma të jetë me temperaturën e duhur. Temperatura duhet të jetë midis 26-28 gradë celcius. Temperatura e ujit për bebin duhet të jetë midis 35- 37 gradë . Në mungesë të një termometri për ujin, mund ta kontrolloni atë nëpërmjet bërrylit. Nëse uji tek bërryli nuk është as i ftohtë e as i nxehtë, temperatura është ideale.
Vend i sigurt: Vaska për bebin duhet të vendoset në një vend të sigurt. Mund të vendoset ne dysheme ose një tavolinë e qëndrueshme . Kujdesuni që bebi të qëndrojë asnjëhere shtrirë, i vetëm mbi tavolinë vendosni ti bëni banjo sepse ai mund të lëvizë më shumë sesa mendoni. Në raste të rralla, mund edhe të bjerë.
Moment i qetë: Nënat duhet të kërkojë një moment të qetë për banjon e parë. Një moment i qetë është kur bebi është i ngopur dhe nëna ka kohë. Nëna duhet ta zhveshë bebin ngadalë duke komunikuar me të. Zeri i nënës ka ndikim qetësues tek bebi. Është diçka që i jep bebit siguri. Flisni më zë të qetë e të ngadaltë. Mund të nisni t’i shpjegoni bebit se cfarë do të bëjë. Kështu, bebi kupton se është i sigurt. Ka fëmijë që e pëlqejnë banjon, siç ka edhe të tjerë që nuk e duan farë. Grinden ose qajnë gjatë gjithë kohës por duke ndjekur disa udhëzime mund të ndihmoni bebin që të kënaqet.
Pozicionin i sigurt: Kujdesuni që bebi të kapet në mënyrë të sigurt. Koka dhe qafa e bebit vendosen tek parakrahu i nënës dhe dora kap krahun e sipërm të bebit . Kështu bebi nuk mund të mbytet. E njëjta gjë nëse do ti lani kurrizin.
Mamia gjermane sugjeron se nëse bebi e ka shumë qef banjon, mund ti bëhet banjo çdo dy ditë. Për ata që nuk e kanë qejf, sugjerohet 1 herë në javë.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: