Dashuria Agape E Perëndisë

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. – Gjoni 3:16

Bibla flet për disa lloje të dashurisë. Është fjala greke phileo, që do të thotë “miqësi ose ndjenjë e butë”. Është fjala tjetër eros, që është ndjenja pasionante që kemi për një të dashur. Por është edhe një fjalë e tretë, një dashuri më e lartë. Agape është dashuria që Perëndia ka për Birin e tij dhe racën njerëzore. Është dashuri që sakrifikon… dashuria që shohim të shprehur tek Ungjilli sipas Gjonit 3:16 “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin…”

Ka kaq shumë shkrime për këtë temë; është diçka për të cilën mund të ulemi dhe ta studiojmë vetë. Tek Ungjilli sipas Mateut 5:44 gjejmë një tjetër shkrim që na mëson mbi konceptin e dashurisë agape. Në të thuhet: ta duam armikun dhe të lutemi për ata që na përndjekin.

Nuk është e vështirë të lutemi për ata që sillen mirë me ne. Por, na tendos pak kur duhet të lutemi për ata që na kanë lënduar. Është e lehtë të kalojmë kohë me miqtë tanë të kishës. Është edhe më e vështirë të kërkojmë ata persona që janë të mjerë dhe të vetmuar dhe të ulemi e t’u kushtojmë pak kohë për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Kjo është dashuri agape. Është të sakrifikosh rehatinë tënde për të bërë çfarë është e drejtë. Mund të shfaqësh “dashuri agape” me njerëzit duke pasur durim me ta, duke shfaqur mirëkuptim, duke treguar mbështetje ose duke mos thënë gjëra, kur mund të thoje. Si njerëz, në thelb, ne jemi egositë dhe pyesim vazhdimisht “Po unë?” Është koha t’i hapim luftë egoizmit me fuqinë e dashurisë agape.

Është koha për të qënë të mirë dhe të dashur me njerëzit, ndërsa studiojmë dhe kuptojmë se çfarë Shkrimi thotë për dashurinë. Dhe lejoni dashurinë agape të Perëndisë të rrjedhë tek të tjerët.

Lutje

Zot, dashuria jote e fuqishme agape është e mrekullueshme. Më fuqizo ndërsa unë i deklaroj lufë egoizmit dhe marr një vendim, me qëllim, të jetoj një jetë me dashuri agape.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI