Rreth autorit Meredith Andrews
Shumë kohë përpara se Meredith Andrews të shfaqej në radio, pasioni i saj për muzikën filloi nga improvizimi i ‘krehërit të flokëve’ si mikrofon. Kohët kalonin, bashkë më të edhe vitet e rinisë, por dashuria e saj e fëmijërisë për muzikën u kthye në një dëshirë të zjarrtë për t’ia përkushtuar adhurimin Krishtit.
Si një fëmijë i vetëm, ajo vendosi të ndjekë shembullin e prindërve të saj, dhe të punonte në një jetimore, për përkujdesjen e fëmijëve jetim. Por gjatë kohës që ajo studionte në universitet, kuptoi që Perëndia kishte plane të tjera për jetën e saj, përfshirë këtu adhurimin si shërbim ndaj dashurisë për Krishtin. Meredith thotë, “Mund t’ju them se prania e Zotit në takimet e kishës ishte aq e ndjeshme. Ishte sikur Zoti të hidhte diçka brenda shpirtit tim e të më thoshte: Kjo është! Kjo është ajo për që unë të thirra të bësh. Me kujtohet që në atë moment mendova, që kjo është gjëja që më bën të ndihem më e gjallë. Ishte gjithashtu ndjenja që më bënte të kuptoja që Zoti kënaqej nga unë, dhe unë ndihesha më pranë tij ndërkohë që bëja diçka për të.”
Në vitin 2008, Meredith realizoi albumin e saj të parë, The ‘Invitation’ , ndjekur dy vjet më pas nga një tjetër album, i titulluar “As long As It Takes”. kompozuar si një album me tematikë adhurimin, me këngë si “ Never Move On”, “Only to be Yours” .
“Not For A Moment”, është një këngë e albumit ‘Worth It All’, realizuar në janar të 2013-ës. Kjo këngë është një kujtesë për të treguar besnikërinë e Zotit edhe në ato momente kur ndodhemi të përfshirë në errësirë.
Në pranverën e 2014-ës, Meredith bashkëpunoi për projektin “The Bible: SON OF GOD” (Bibla: Biri i Perëndisë) me Francesca Battistelli, Sidewalk Prophetes, Jason Gray dhe të tjerë për. Gjatë këtij turneu është promovuar filmi Biri i Perëndisë bashkë me një serial biblik të transmetuar në një rrjet televiziv të njohur amerikan.
Albumi i saj i ri ‘Depeer’ (Më thellë), përmban këngë jo vetëm frymëzuese. Ato janë këngë të lindura nga tregimet e thella personale të dhimbjes, pikëllimit dhe konfuzionit. Ato ishin këngë që vet Andrew i ndjente të nevojshme për t’u realizuar, kështu që nuk është e çuditshme që edhe audienca e saj kishte nevojë për to.