Shpesh jemi të pakënaqur edhe kur gjithçka po shkon mirë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne pyesim veten se si është e mundur të jesh me të vërtetë i gëzuar gjatë provave tona më të vështira, veçanërisht kur nuk duket se ka dritë në fund të tunelit.
Tek Filipianëve 4:4-5, Apostulli Pal shkruan: Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! Zemërbutësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër.
Pali e shkroi këtë kur ishte në burg, i pasigurt për të ardhmen e tij dhe ai këtu po flet për një liri nga shqetësimi dhe zhgënjimi për gjithçka në jetë, madje edhe nga dëshirat e paplotësuara.
Zakonisht kur nuk mund të kontrollojmë ose ndryshojmë situatën tonë ndiejmë pakënaqësi. Për sa kohë që kënaqësia jonë varet nga fakti nëse gjërat funksionojnë ose jo ashti si duam ne, atëherë do të lejojmë që rrethanat të na vjedhin paqen dhe gëzimin.
Pali duroi vuajtje të shumta, Ai kaloi situata të panumërta që ishin të pasigurta, jashtëzakonisht të dhimbshme dhe në dukje të pashpresa. Por ai zbuloi se gëzimi nuk mund të varej nga rrethanat e tij.
Si reagoni kur rrethanat janë jashtë kontrollit tuaj? Inatosesh? A përpiqesh të arratisesh? A ju bën dëshpërimi të dëshironi të hiqni dorë?
Pali zgjodhi t’i jepte shqetësimet e tij Jezusit në këmbim të paqes që “tejkalon çdo kuptim” (Filipianëve. 4: 7). E njëjta paqe është në dispozicion për ty!