Jonathani i tha shqytarit të ri: “Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz.”( 1 Samuelit 14:6)
“Asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz!” Këto janë fjalët e një djali të ri i cili ishte gati për të luftuar me një armik vdekjeprurës. Emri i tij ishte Jonathan, dhe ai ishte biri i mbretit Saul, mbreti i parë që pati Izraeli. Por a ishte ky supozimi i një djaloshi, apo një mburrje arrogante? Apo Jonathani ishte thjesht duke deklaruar një të vërtetë, po aq të vërtetë në botën e aeroplanëve dhe kompjuterëve sa edhe në ditët e shpatave dhe shtizave?
Jonathani ishte i ri por kishte pak eksperiencë. Ai e kishte parë me sytë e tij se çfarë kishte ndodhur kur Fryma e Perëndisë kishte zbritur mbi të atin e tij në betejë, dhe ai kishte luftuar në një betejë ku shanset me armikun ishin shumë të pakta, por Zoti i dha atyre fitore.
Jonathani dhe shqytari i tij ishin gati duke shkuar në Filistine dhe ai tha: “Po, le të shkojmë tek ata paganë… Ndoshta Zoti do të bëjë një mrekulli për ne. Sepse për Të nuk bën ndonjë ndryshim sesa trupa ka në anën e armikut!” Jonathani kishte të drejtë. Dy prej tyre vranë 23 nga armiqtë në një disfatë të orkestruar nga Perëndia.
Kur ju ndaloni së analizuari mënyrën se si punon Perëndia, Ai shpesh i bën gjërat në një mënyrë që të na tregojë se ishte Ai që na dha fitore, dhe Ai nuk do ta ndajë këtë me asnjë tjetër. Merrni, për shembull, kohën kur Gideoni dhe 32,000 ushtarë u përballën me Midianitët. Zoti thotë ” Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe, që unë të jap Midianin në duart e tij “ (Gjyqtarët 7:2). Kështu Gideoni dërgoi në shtëpi të gjithë ata që ishin më pak të frikësuar. Ngelën 10,000. “Janë sërish shumë,” tha Zoti, i cili e zvogëloi ushtrinë deri në 300 burra. Çfarë mund të bëjnë 300 burra në një betejë me një mijë? Jo shumë, por Zoti mund të na japë fitore, qoftë me shumë apo pak njerëz.
Një shembull tjetër është Davidi, thjesht një i ri i cili gjithashtu e dinte të vërtetën që Jonathani deklaroi: ” Asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz.”? Davidi ishte thjesht një fëmijë kundër një gjiganti me emrin Goliath, por Zoti i dha fitore.
Ky është përfundimi i komentit të sotëm: Zoti nuk e ka ndryshuar mënyrën se si Ai vepron. Ai ende do të na tregojë se Ai është Zot, se Ai mund të sigurojë shpëtimin, qoftë nëpërmjet shumë apo pak njerëzve. E dini përse e bëra këtë program për ju? Ky varg i flet zemrës time. Zoti është Zot, dhe Ai ka me qindra vite që na tregon forcën e Tij.
” Asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz!” Kur Zoti sjell shpëtimin, mos i dilni përpara sepse Ai e sjell atë në një mënyrë apo tjetrën, dhe kur Ai e bën këtë, jini të sigurt që është Zoti, jo njeriu, që sjell shpëtimin.