Nga:

7 Këngë për të Festuar Dashurinë

Dashuria që ndajmë në jetë me njerëzit tanë më të afërt duhet ushqyer, nxitur dhe inkurajuar. Marrëdhëniet dhe veçanërisht martesa luan një rol të rëndësishëm në ecjen e krishterë. Ne e dimë këtë për shkak se Perëndia përdori analogjinë e martesës ndërsa krahasonte marrëdhënien e tij me kishën. Të kesh marrëdhënie të shëndetshme është aspekt i rëndësishëm për një jetë të lumtur. Ndajmë me ju sot disa këngë të reja që festojnë dashurinë nga artistë të mirënjohur.

1. Sarah Reeves – Feel The Water

Sarah Reeves ka shpjeguar për fansat e saj se ka krijuar një album me një tingull që i përshtatet këngëtares në mënyrë unike. Një ndër këngët më të reja që është publikuar së fundmi, është një këngë dashurie që ajo i ka kushtuar bashkëshortit të saj. Ja se çfarë thotë Sarah për këtë këngë:  “Kjo është një ndër këngët e mia të preferuara. Nuk ngjason me asnjë këngë që kam publikuar më parë sepse në të vërtetë është një këngë dashurie për bashkëshortin tim. Është shumë e sinqertë dhe personale sepse tregon historinë e shpengimit të një martese që dikur ishte e thyer. Sot ka shumë këngë për ndarjen dhe dorëzimin në dashuri. Por kjo është historia jonë e faljes, të rezistencës ndaj sfidave dhe për luftën tonë për një dashuri më të madhe. Kënga është romantike dhe vargu I parë vjen nga Kantiku i Kantikëve,  buzët e tua pikojnë si një huall mjalti. Perëndia krijoi romancën dhe nuk kam turp të këndoj për këtë. Lutem që t’ju frymëzoj nëse jeni të martuar, beqar apo nëse po njihni dikë. Ja vlen të luftosh për dashurinë.”

[iframe_video type=”youtube” id=”6Oi_luwl2HA” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

2. Matthew West – Jesus & You

Kënga e dashurisë, “Jezusi & Ti” është një këngë që kantautori Matthew West ja ka dedikuar bashkëshortes së tij Emili. Kënga është frymëzuar nga historia e tyre e dashurisë. Ata u njohën në mënyrë të pazakontë ndërsa West po shkonte në shtëpinë diskografike për të firmosur kontratën e një albumi, pa e ditur se gruaja e tij do të ishte pjesë e atij paneli atë ditë.

Bashkë me këngën ai publikoi dhe një video muzikore në të cilën janë filmuar disa çifte të reja të dashuruarish si dhe pamje nga dita e dasmës së Matthew dhe Emili West.

[iframe_video type=”youtube” id=”kJhVA8YW5yY” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

3. TobyMac – Made For Me

TobyMac ka qenë një nga rreperët e parë të krishterë. Sukseset e tij dita ditës sa vijnë edhe shtohen.  Këngën “Made For Me” (Krijuar për mua) ai ja ka kushtuar bashkëshortes së tij që luan një rol tepër te rëndësishëm në jetën e TobyMac. Toby na tregon më shumë për këtë këngë:

“Në të vërtetë nuk kam shkruar ndonjëherë këngë për gruan time, por ajo luan një rol të rëndësishëm në çdo këngë që shkruaj, kam mësuar shumë prej saj. Ajo më frymëzon ta dua më shumë Zotin sepse ajo vetë e do shumë Zotin. Ndonëse jemi unik kemi thuajse marrëdhënie krejt të ndryshme me Perëndinë. Marrëdhënia e saj me Zotin është tejet personale, ndërsa e imja është më shumë e tillë: “Unë besoj se kjo është e vërteta dhe qëndroj për të.” E imja është një marrëdhënie besimi, ndërsa ajo ndonjëherë del për takime me Perëndinë dhe më pëlqen shumë kjo marrëdhënie e saj, por veç kësaj jemi të ndryshëm në shumë anë.”

[iframe_video type=”youtube” id=”wyphewNt5y4″ width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

4. Dave Barnes – Good Day for Marrying You

“Kjo është një ditë e mirë për t’u martuar me ty”, është një ndër këngët më gazmore që shumë fansa e luajnë në ceremonitë e dasmave të tyre. Kjo është një këngë me ritmin e së cilës mund të kërcesh.  Dave Barnes ka krijuar shumë këngë dashurie në repertorin e tij muzikor përfshi këtu dhe këngën e njohur,  “God Gave Me You”.

[iframe_video type=”youtube” id=”K65O2bsMt14″ width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

5. Britt Nicole – Fallin In Love

Si një ndër zërat femëror më popullor në muzikën e krishterë Britt Nicole tashmë është një model për vajzat e reja. Ajo ka një tingull që ngjason me muzikën e njohur sot në botë. Ne albumin e sat ë fundit, ajo ka krijuar një këngë dashurie të titulluar, “Të biesh në Dashuri. Kjo është një këngë ritmike më shumë se sa një këngë romantike. Pikërisht një këngë që duhet shtuar në listën tuaj të këngëve që festojnë dashurinë.

[iframe_video type=”youtube” id=”Q4DE59j1pnw” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

6. Hollyn – All My love

Artistja nga Ohajo u nominua për cmimin Dove si artistja e re më e mirë e vitit. Së fundmi ajo ka publikuar albumin debutues, “One-Way Conversations”. Fillimisht dëgjuesit u prezantuan me muzikën e saj në këngë “Backseat Driver” dhe “Lights Shine Bright” bashëkpunime me artistin dhe producentin e njohur TobyMac. Në këtë album ajo ka shkruar dhe një këngë për dashurinë titulluar “Gjithë dashuria ime” në vargjet e së cilës thuhet: “Kam pritur gjatë për një dashuri si kjo. Ndaj tani po të jap ty gjithë dashurinë time.

[iframe_video type=”youtube” id=”x3rgML5pEIU” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

7. For King & Country – This Is Love

Grupi të cilët thonë se muzika ka qenë kolona zanore e natyrshme e jetës së tyre. Në krijimet e tyre ata shpesh flasin për dashurinë në dimensione të ndryshme. Por në albumin e tyre Run Ëild Live Free Love Strong ata prezantojnë një këngë që përshkruan dashurinë në formën e një premtimi që zgjat për gjithë jetën. Ata thonë: “E dashur premtoj të të dua në pasur dhe varfëri, në të mirë dhe në të keq. Dashuri është kjo që ndjej ndaj sot të premtoj të të mbaj dhe të të ruaj, të jem I fortë dhe plotësisht I yti. Pavarësisht asaj që do të vijë në rrugën tonë, unë do të dua deri në fund të ditëve të mia.”

[iframe_video type=”youtube” id=”bXfWE4SAGxw” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Ndërsa festa e të dashuruarve bën që të gjithë nga pak të fokusohen për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre,  le të jetë përkushtimi juaj në dashuri i përhershëm dhe le të jenë këto këngë që ju nxisin për të mbajtur gjallë dashurinë deri në fund të ditëve tuaja!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI