Premtimi më i bukur!

Fjalët e urta, kapitulli 30, vargu 5, thotë: “Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.” C’premtim i bukur në këtë Fjalë të urtë. Cdo Fjalë e Perëndisë është e vërtetë. Kur ne shohim Biblën, Fjalën e frymëzuar të Perëndisë, ne mund të kemi sigurinë se ajo është e vërtetë. Ajo nuk ka asnjë gabim dhe është plotësisht e vërtetë në mësimet e saj. Është një mendim i mrekullueshëm. Kur hapim Biblën, shohim aty 66 Libra dhe e dimë se cdo fjalë në ta, është e vërtetë. Cdo Fjalë e Perëndisë është e vërtetë, është e pagabueshme dhe pa asnjë të metë.

Thjesht mendoni për sigurinë që sjell kjo gjë në jetën tonë dhe ne mund ta depozitojmë jetën tonë në Bibël. Ne mund ta depozitojmë jetën tonë në cdo fjalë nga Perëndia. Ka shumë kuptim që pjesa e dytë e këtij vargu të thotë: “Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai,” për atë që gjen strehë tek Perëndia, tek Perëndia i vërtetë, tek Perëndia që ka folur. Dhe kjo vërtetësi e cdo fjale, sjell siguri në jetën tonë. Ju mendoni kaq shumë gjëra që nuk janë të besueshme dhe nuk mund të provohen si të vërteta në fund. Por ne e dimë se Bibla është e vërtetë dhe se ne mund t’i besojmë asaj plotësisht. Perëndi, faleminderit për Fjalën Tënde.

Ndërsa lexojmë këtë Fjalë të urtë në vecanti, ne të falenderojmë Ty për këtë dhuratë që na ke dhënë, për Fjalën e vërtetë që Ti na ke dhënë, për të 66 librat në Bibël. ne të lacvdërojmë Ty që në asnjë prej tyre, nuk ka asnjë gabim, që të gjithë janë të vërtetë, që janë një zbulesë prej teje dhe një themel i fortë për ne. Perëndi, na ndihmo të gjejmë strehë cdo ditë në vërtetësinë e Fjalës Tënde. Na ndihmo të qëndrojmë në Të. Na ndihmo ta besojmë. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh t’i bindemi asaj. Perëndi, ne e dimë dhe jetojmë sipas Fjalës tënde, që thotë se premtimet e Tua do të vërtetohen gjithmonë.

Faleminderit për sigurinë që na jep në Fjalën Tënde. Na ndihmo të jetojmë me këtë siguri. Na ndihmo të gjejmë strehë nën mburojën që Ti siguron për ne, përmes Fjalës Tënde të pagabueshme. Në emër të jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI