Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. – Psalmi 34:10
Më në fund Toni mori diplomën për të cilën kishte punuar aq shumë dhe kishte gjetur dhe një punë të mirë. Por pa bërë vitin e pushuan nga puna.
“Çfarë kam bërë gabim ndaj Zotit?” pyeste veten Toni, i dëshpëruar dhe i dekurajuar ndërsa kërkonte për një punë të re. Toni është ndjekës i Jezusit dhe gjithmonë kërkon ndihmën e Zotit në çdo gjë që bën.
Kur rrethanat që Perëndia ka lejuar në jetën tonë duken të pakuptimta- le të tregohemi të sinqertë dhe të themi, që është e vështirë! Në kohë të tilla, duhet të pyesim veten: “A besojmë ne atë që Perëndia thotë për veten e tij apo jo?” Kur gjërat nuk kanë kuptim, duhet të mbështetemi në të vërtetat që dimë, sepse Perëndia na i ka dhënë ato të vërteta në Shkrim. Këto janë tre nga ato të vërteta:
Zoti nuk befasohet nga asgjë që ndodh në jetën tuaj. Psalmi 139:16 thotë se: « në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.”
Zoti ka plane të veçanta për ju. Ja çfarë i tha Perëndia popullit të Tij kur u ishin në skllavëri: “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju … mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.” (Jeremia 29:11 ).
Zoti premton të plotësojë nevojat tuaja. ” por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë,” thotë Psalmi 34:10.
Kur nuk e kuptoni arsyen se pse Perëndia ka lejuar disa rrethana në jetën tuaj, shikoni pas. A e keni parë dorën e Perëndisë në jetën tuaj? Falënderojeni Atë, lutuni për ato që ju nevojiten dhe mbahuni fort pas të vërtetave që dini.