Ndjeheni të lodhur, pa energji? Keni vështirësi për t’u përqendruar dhe jeni gjithmonë nervoz?  Stina e bukur duket se sjell me vete më shumë probleme shëndetësore se sa përfitime për shqiptarët. Alergjia është vetëm një nga problemet dhe sëmundjet që lidhen me pranverën.
AASpringtime2Kalimi nga dimri në verë gjunjëzon shqiptarët shumë më tepër se sa i ftohti i acartë, ditët pa diell dhe viruset e ndryshme gripale. Ndërsa natyra rizgjohet, njerëzit pësojnë efektin e kundërt. Për ekspertët, 6 vetë në 10 preken nga lodhja kronike, shtimi i nivelit të stresit dhe nervozizmi. Nga mjekët dhe ekspertët vjen vetëm një paralajmërim: “Mos nënvlerësoni, ose anashkaloni simptomat, pasi rrezikoni që ato të ndikojnë për një kohë të gjatë në mirëqenien psikofizike”. Pikërisht në këtë periudhë duhet t’i kushtoni vëmendje fizikut, por edhe psikikës. Nga ekspertët vijnë 10 rregulla që duhet të ndiqni për të kapërcyer pa u prekur “sindromën  e letargjisë” që variojnë që nga nevoja për t’i kushtuar më shumë kohë dhe vëmendje vetes, deri tek kujdesi i veçantë për ushqimin.

Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje të re “pranverore” ?

Simptoma më e zakonshme është lodhja kronike. Sipas ekspertëve njerëzit kur zgjohen kanë ndjesinë se janë më të lodhur se sa në momentin kur shkuan në shtrat. Gjithashtu një simptomë tjetër është shtimi i nervozizmit, luhatje të vazhdueshme humori ndaj çdo stimuli të jashtëm, ndërsa pakësohet dukshëm aftësia e përqendrimit.

stress_general_shutterstock-ollyy_0Këtyre i shtohen edhe vështirësitë respiratore (që bëhen simptoma më e dukshme e atyre që vuajnë nga alergjia ndaj poleneve) dhe shqetësimet e lidhura me oreksin dhe tretjen. Këto shqetësime ndjehen si në aspektin fizik, por edhe atë psikologjik.

 

 

Gabimet që duhet të shmangni gjatë kësaj periudhe?

mens_fitness_10843Kryesorja është që të mos rrëmbeheni nga dembelizmi për të evituar çdo gjë që mund të lodhë trupin. Mos i përqendroni të gjitha kaloritë në një vakt, por kujdes edhe me aktivitetin fizik.  Sporti i tepërt, ose e kundërta, mungesa e tij pas periudhës së dimrit janë të dyja sjellje që duhet të evitohen. I pari e lodh më shumë organizmin, i dyti pengon pastrimin nga toksina (helmet) e akumuluara gjatë dimrit. Në të njëjtën mënyrë, për të shmangur përkeqësimin e ndjenjës së lodhjes, shmangni ushqimet që kërkojnë një proces tretje veçanërisht të lodhshëm për organizmin.

Përpiquni të eliminoni ekspozimet e gjata në parqe apo fusha, të cilat mund të shpërthejnë në reagime alergjie.

lchf-foodPërsa i përket ushqyerjes, për 70 për qind të ekspertëve ajo është një nga elementet kryesore për të luftuar sëmundjet që lidhen me ndryshimin e sezonit. Pranvera të privilegjon ushqimet e pasura me proteina, si mishi, peshku, përveç frutave dhe perimeve sezonale. Thojini “po” edhe djathërave të freskët, veçanërisht të pasur me elementë, mes të cilëve kalciumi. Ndërkohë duhet të eliminoni karbohidratet, kjo edhe për të për të rifituar gradualisht formën fizike pas dietave kalorike të dimrit.

hydr812Përkrah një ushqyerje të lehtë dhe të shëndetshme, është e rëndësishme të pini shumë ujë për të ndihmuar organizmin që të dizintoksikohet. E nevojshme për të mbështetur ushqyerjen e shëndetshme është aktiviteti fizik e i rregullt. Kategoritë më të rrezikuara janë fëmijët dhe të moshuarit, imuniteti të cilëve rezulton të jetë më i dobët përballë ndryshimeve të stinës.

 

Disa rregullat që duhet të ndiqni

Dedikojini më shumë kohë dhe vëmendje vetes. Kjo është thelbësore për mirëqenien psikofizike. Sipas ekspertëve duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë vetë-vlerësimit. Duhet të zgjidhni një moment të ditës vetëm për veten, t’ia dedikoni kujdesit tuaj, apo një pasioni, për të luftuar stresin dhe nervozizmin. Bëni të paktën 30 minuta aktivitet të lehtë fizik në ditë. Mos nxitoni të ktheheni në formë për verën. Mjafton edhe një shëtitje, apo pak streçing. Në mëngjes kjo ndihmon të çlironi mendjen e për t’a përgatitur për angazhimet e ditës. Në mbrëmje shkarkon tensionet nervore dhe muskulore duke favorizuar gjumin.

_580_1000_90_2565756011638192516

Kini kujdes dhe mos nënvlerësoni nevojën për gjumë dhe për çlodhje të organizmit. Rritja e orëve të dritës dhe ardhja e verës nuk do të thotë se dita aktive duhet të zgjasë 20 orë në ditë. Pas një dimri që ka dobësuar organizmin është thelbësore t’i dedikoni hapësirën e duhur orëve të gjumit, por pa e ekzagjeruar, duke qëndruar në shtrat në pjesën më të madhe të ditës.

Kombinoni punën, apo studimet me momentet e pushimit. Organizimi i ditës duhet të përfshijë vaktet kryesore dhe çlodhjen. Preferoni mëngjesin për aktivitetet që kërkojnë më shumë përqendrim, sepse mund të përthithni më shumë. Çdo dy orë pune, ose studimi këshillohet të bëni 30 minuta pushim.

fruitvegejuicelogoKujdes ndaj luhatjeve të temperaturave dhe zgjedhjes së veshjeve. Ardhja e stinës së bukur nuk duhet t’ju mashtrojë. I ftohti, gripi dhe sëmundjet dimërore janë akoma të pranishme dhe gjejnë terren të përshtatshëm në organizmat e dobësuar. Pra, jini të kujdesshëm me atë që vishni në mëngjes para se të dilni nga shtëpia. Preferoni veshje me shtresa që bëjnë të mundur përballimin e luhatjeve të papritura të temperaturës. Mbani mend rëndësinë e lëngjeve. Këshilla për të pirë shpesh lëngje është e vlefshme edhe në pranverë. Hidratim i vazhdueshëm është i rëndësishëm për të ndihmuar organizmin që të eliminojë toksinat e akumuluara gjatë dimrit dhe për t’i bërë ballë djersitjes për shkak të ngritjeve të temperaturave.

Kthehuni në formë gradualisht. Filloni tani të kontrolloni ushqyerjen dhe të reduktoni yndyrat dhe karbohidratet. Në këtë mënyrë duhet të evitoni dietat radikale para pushimeve, sepse janë të rrezikshme për shëndetin dhe mirëqenien.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI