Zoti Ka Një Plan

Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë. – Jeremia 29:11

Nëse ke një imazh të dobët për veten, kjo tashmë ka ndikuar në mënyrë të pafavorshme të shkuarën tënde, por ju mund të shëroheni dhe të mos e lejoni të shkuarën të përsërisë veten. Unë të inkurajoj të lësh të shkojnë gjërat e kaluara, duke përfshirë dhe mënyrat negative se si je ndjerë me veten, dhe vazhdo fort përpara drejt gjërave që Perëndia ka ruajtur për ty.

Zoti ka një plan dhe një qëllim të mirë për secilin prej nesh dhe një mënyrë specifike dhe kohë të përsosur për ta realizuar atë, por jo të gjithë ne e përjetojmë atë. Shumë herë ne jetojmë shumë më poshtë standardit që Perëndia synon që ne të gëzojmë.

Për vite me radhë nuk i kam ushtruar të drejtat dhe privilegjet e mia si fëmijë i Zotit. Megjithëse isha e krishterë dhe besoja se do të shkoja në qiell kur të vdisja, nuk e dija se mund të bëhej ndonjë gjë për të kaluarën, të tashmen ose të ardhmen time. Unë kisha një imazh të dobët për veten dhe kjo ndikoi në jetën time të përditshme, si dhe në këndvështrimin tim për të ardhmen.

Sot, ju mund të pranoni dashurinë e Perëndisë për ju dhe ta bëni dashurinë e Tij bazën për të dashur dhe pranuar veten tuaj. Merre pohimin e Tij, duke e ditur se po ndryshoni dhe po bëheni gjithçka që Ai dëshiron që ju të jeni. Pastaj filloni të kënaqeni—aty ku jeni—në rrugën tuaj drejt pjekurisë së plotë shpirtërore.

Lejo Perëndinë të jetë Perëndi në jetën tënde. Vendoseni atë në ndenjësen e shoferit. Ai e di se çfarë po bën.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI