U bëftë vullneti Yt

E di që Ti më shikon
E di që Ti më dëgjon Zot
Planet e tua janë për mua
Mirësi Ti ke ruajtur…”

Kënga “Thy Will” (Vullneti Yt) e Hillary Scott është letra e saj për Perëndinë pas një përvoje të fundit që e ka lënë atë zemërthyer. Kënga është pjesë e albumit debutues Love Remains (Dashuria Mbetet). Ky është një udhëtim i ri për artisten që për një kohë të gjatë ka qenë vokalistja kryesore e grupit Lady Antebellum.

Hillary ndan me fansat e saj: “Verën e kaluar ishim të gjithë si familje në turne. Vajza ime është 3 vjeç dhe me bashkëshortin po mendonim të zgjeronim familjen tonë, pra të kishim një fëmijë tjetër. Kështu mbeta shtatzënë në muajin Korrik dhe në takimin e parë që patëm me doktorin ndjemë shumë pak të rrahurat e zemrës. Doktori më tha të shkoja sërish pas një jave, dhe deri atëherë do të mësonim nëse foshnja ishte e shëndetshme apo jo.

Kur je në atë vend dëshpërimi, është e vështirë. Ulesha në gjunjë për t’u lutur dhe ndihesha sikur kisha humbur aftësinë për të folur. Gjithçka që mund të thosha, ishte u bëftë vullneti yt. Meditimi që lexova ditën e takimit tim të radhës me doktorin ishte mbi këto vargje, tek lutja e Zotit tek Mateu. Në atë moment ndjeva Perëndinë të flasë në zemrën time: “Nuk do të shkojë ashtu siç ti do të doje, por planet e mia janë për ty.” E dëgjoja shpesh përsëritjen e këtij vargu, ‘U bëftë vullneti yt’. Pa harruar lutjen time ato ditë para takimit  të radhës.

Në mes të një turneu të mahnitshëm veror, menduam se do të kishim një fëmijë tjetër që do të sillnim në shtëpi, por ky nuk ishte plani. Kjo këngë është letra ime për Zotin. Unë drejtoj disa pyetje shumë të vështira ndërsa mbahem tek e vërteta që historia e jetës sime ka shumë më tepër nga sa unë mund të shikoj, dhe unë vazhdoj të zgjedh t’i besoj atij. Perëndia më tregon se si po punon në zemrat e atyre që e dëgjojnë këtë këngë. Ka qenë mahnitëse të marr reagimet e atyre që kanë kaluar përmes përvojave të ngjashme dhe ngushëllimin që kjo këngë ka sjellë.

Mendoj se ky ka qenë një nga mësimet më të mëdha për mua. Nga momenti kur ka shkruar këtë këngë dhe e kam ndarë këtë histori, kam parë kaq shumë rezultate pozitive nga sa kam kaluar. Bukuria është ngritur nga hiri dhe ka ardhur në një formë që nuk e prisja, në formën  e një kënge apo të historive të ngjashme të familjeve nga e gjithë bota. Ky ka qenë bekimi më i madh dhe unë do të jem gjithmonë falënderuese për çdo hap të këtij udhëtimi për këtë arsye.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI