Tragjeditë dhe Perëndia

Zoti është i dhembshur dhe mëshirëplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Psalmi 145:8

Isha rreth të 20-ave kur shkova në spital për të vizituar një të moshuar rreth të 80-ave i cili ishte i vetëm në këtë botë dhe thjesht donte që ajo dhimbje dhe vuajtje të merrte fund. Nuk do ta harroj kurrë dështimin dhe sikletin që ndjeva kur ai ngriti sytë dhe më pyeti: “Pse e lejon Perëndia vuajtjen time? Pse nuk më lë Ai të vdes dhe e gjithë kjo të marrë fund?” Ende jam duke u përpjekur për të gjetur një përgjigje të kënaqshme për këtë pyetje, por kam kuptuar që ka shumë të tjerë si ai i moshuar që pyesin veten se pse i lejon Zoti disa gjëra të caktuara.

Sa herë që ka një epidemi, një sëmundje, ose një aksident, sa here që ndodh një tragjedi njerëzit pyesin se ku është Zoti. Mendja njerëzore menjëherë mendon se një nga këto dy gjëra është e vërtetë: Ose Perëndia është shumë i largët, indiferent dhe shumë i dobët për të ndërhyrë dhe për të ndaluar tragjedinë, ose Ai është i fuqishëm por është një Perëndi i ashpër që hedh gjykimin e Tij mbi të pafajshmit. Por a janë këto të vetmet përgjigje për pyetjen se pse? A nuk ka një përgjigje të tretë?

Së pari, Bibla deklaron në mënyrë pozitive se Perëndia është një Perëndi i dashur që është i mëshirshëm dhe i dhembshur. Isaia shkroi: “Ja, Zoti, Perëndia, vjen me fuqi dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete dhe shpërblimi i tij e pararend. Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t’i mbajë në gjirin e tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi e kujdes delet që kanë të vegjlit e tyre.” (Isaia 40:10-11). Katërmbëdhjetë referenca nga Testamenti i vjetër flasin për Perëndinë si një Perëndi të dhembshur.

Figura e Perëndisë në Testamentin e Ri reflektohet në shërbimin shërues të Jezusit, i cili me dhembshuri preku të çalët, të shurdhrit, të verbrit, dhe të rënët, i cili mbajti fëmijët e vegjël në krah dhe tha: “E tillë është mbretëria e qiellit.”

Bibla na shpjegon se me hyrjen e mëkatit në botë, mbi tokë ra një mallkim. Duke i shkruar Romakëve, Pali foli rreth faktit se planeti tokë është bërë subjekt i prishjes dhe se ajo rënkon, duke pritur që të rikrijohet dhe të pastrohet në fund kur Zoti do të rikrijojë qiellin dhe tokën.  

Në krijim Perëndia vendosi në fuqi ligje të caktuara fizike që kontrollojnë natyrën, siç është ligji i gravitetit, siç është fakti se lëvizja e pllakave në fund të oqeanit krijon tsunami. Ndërsa nuk diskutohet fakti se Perëndia ka fuqinë për të ndërhyrë dhe për t’i zëvendësuar ato ligje natyrore (dhe Ai e bën këtë me raste), shpesh Ai nuk e bën këtë, dhe fuqia e Tij reflektohet në harmoninë e dukurive që ndodhin, siç është lindja dhe perëndimi i diellit, rrotullimi i tokës rreth diellit që prodhon stinët, dhe fakti se sëmundjet dhe murtajat sjellin vdekjen.

Nëse Perëndia do të na kursente nga efekti i këtyre ligjeve të natyrës, le ta pranojmë, kjo do të ishte parajsë, jo tokë.

Kjo është një botë e thyer dhe ne jemi të ndikuar nga efektet e saj, megjithatë kjo nuk do të thotë se Zoti është indiferent ndaj gjërave që na ndodhin. Babai i një fëmije 12-vjeçar me kancer, e përmblodhi të gjithë çështjen duke thënë: “Ne nuk mund të shpjegojmë atë që Perëndia nuk na e ka shpjeguar.” Ai kishte të drejtë.  

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI