Të shkruash një kartolinë

Nëse  e mendon, kartolina në vetvete është vetëm një copë  e hollë kartoni ,  e krijuar me qëllimin për të shkruar gjëra jo shumë të gjata. Ka edhe raste kur kartolinat krijohen prej druri të hollë.  Nëse shkruajmë një kartolinë, e dimë se kemi të bëjmë me një mesazh jo shumë të zhvilluar dhe mundohemi që të shkruajmë diçka që  më te vërtetë të përmbajë thelbin e asaj çfarë kemi në zemër për të shkruar.

Ka vende, ku shërbimi postar për të dërguar një kartolinë kushton më pak se të dërgosh një letër.  Kartolina më e vjetër në botë është nisur në vitin 1840, dërguar shkrimtarit Theodore Hook në Londër, Angli.  Njerëzit i mbajnë kartolinat për shumë kohë. Zakonisht, kur u kthehesh atyre pasi vitet kalojnë, t’i mund të kuptosh se kjo letër e vogël, është e mbushur me momente speciale, urime dhe mendime që të janë drejtuar ty ,nga dikush që është shumë i dashur.  Dikur në udhëtimet e  gjata që organizoheshin shpesh me anije e me tren, njerëzit pasi mbërrinin, kishin zakon të dërgonin një kartolinë nga qyteti ku mbërrinin, apo hoteli ku do të qëndronin. Duket se kartolinat sot e kanë humbur popullaritetin e dikurshëm.

Koha ecën dhe patjetër që zhvillimet teknologjike na e bëjnë jetën më të lehtë dhe jemi mirënjohës që i kemi. Imagjinoni ndryshimin. Më parë dikujt i duhet të priste kthimin e një miku për të treguar se si ishte  Amerika dhe se si zhvillohej jeta atje, si dukeshin ndërtesat dhe si jetonin vendasit.  Ndaj edhe kartolinat dhe letrat, kishin një vlerë kaq të konsiderueshme. Sot ne jetojmë në një shoqëri kur  informacioni dhe fotot  shpërndahen në kohë reale. Ne i shohim të gjitha gjërat teksa ndodhin, nuk na duhet të presim askënd për të kuptuar se ç’ndodh përtej.

E megjithatë  vlera emocionale e dërgimit të një kartoline, apo një letre nuk humbet. Mos harroni se është një mendim special, një kohë e përkushtuar ndaj dikujt që doni. Është diçka fizike, e prekshme. Një mesazh që i afërmi apo miku juaj mund ta lexojë edhe pas dhjetë,  apo njëzetë vjetësh,  një luks ky që ende teknologjia nuk na e garanton.  Ju sugjerojmë që gjatë kohës që jeni në udhëtim, të dërgoni një kartolinë apo të merrni prej andej një suvenir  të thjeshtë dhe t’ia bëni dhuratë dikujt që është i shtrenjtë për ju. Miku juaj do të jetë falënderues!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI