Të kesh paqe edhe kur rrethanat nuk ndryshojnë!

Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.- Isaia 26 : 3

Për dikë që e sheh nga jashtë duket sikur Elena është mbyllur në shtëpi. Në kulturën e saj, gratë nuk dalin nga shtëpitë e tyre pa një të afërm mashkull, kështu që Elena e kalon pjesën më të madhe të kohës në kuzhinën e saj.

Për shkak se rrinte shumicën e kohës në guzhinë, Elena filloi të binte në depresion të rëndë. Ditët e saj ishin të gjitha njësoj, me përjashtim të një dite në javë kur e çonin në tregun e qytetit. Por çdo ditë, Elena dëgjonte radion ndërsa punonte dhe ndodhi që një ditë dëgjoi një mesazh që i ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Ajo dëgjoi për Jezusin, birin e Perëndisë që i ofronte dashuri, paqe dhe falje asaj, pikërisht atje, në atë vend që i dukej si burg.

Elena vazhdoi të dëgjonte mesazhin dhe kur dëgjoi telefonues që merrnin për të kërkuar lutje mendoi: “Edhe unë mund ta bëjë këtë! Nuk mund të dal nga kuzhina, por mund të lutem!” Ajo i kërkoi stacionit të radios t’i dërgonte asaj të gjitha kërkesat e lutjeve të telefonuesve. Ndërsa Elena filloi të lutej për të tjerët, ajo filloi të ndryshojë, edhe pse rrethanat e jetës së saj ishin po njësoj. Personi i parë që donte të dinte arsyen e ndryshimit të saj ishte kunata  e cila edhe ajo e pranoi Jezusin. Më pas edhe vjehrra e donte këtë paqe dhe gëzim. Një ditë burri i saj kërkoi të dinte se çfarë po ndodhte me të gjitha gratë në shtëpinë e tij!

Bibla thotë se Perëndia “i ngushëllon të pikëlluarit” dhe “i inkurajon të dekurajuarit” (2 Korintasve 7:6). Gjithashtu thotë se “Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.” (Isaia 26:3). Elena mësoi se sa  e çmuar ishte në sytë e Perëndisë, dhe për aq kohë sa ajo i mbante sytë e saj tek Ai, gëzimi mbushte zemrën e saj, edhe kur jeta ishte po e njëjtë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI