Galatasve kapitulli katër, vargjet 4 deri në shtatë: “por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë. Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!”. Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.” Lejoni pasurinë e këtyre vargjeve, të zërë vend në zemrën tuaj sot, pikërisht tani, dhe të kuptoni se ne jo vetëm jemi shpenguar nga mallkimi i ligjit, i mëkatit dhe vdekjes, por edhe jemi birësuar. Ne kemi marrë birërinë si fëmijë, para Perëndisë, Mbretit sovran të të gjithë universit, Krijuesit të të gjithë botës, sunduesit të kombeve. Ai është Ati ynë. Ne jemi bijtë dhe bijat e Tij. Nuk jemi më shërbëtorë para Perëndisë. Mendoj për shumë fe në botë, ku njerëzit janë skllevër të një perëndie, apo disa perëndive dhe duhet të bëjnë këtë apo atë, për të fituar favorin e tyre.
Por Galatasve 4 nuk thotë kështu. Perëndia i vetëm dhe i vërtetë, ka bërë një rrugë që ne të shpëtohemi nga mëkatet tona, jo bazuar në atë që ne mund të bëjmë për të, por bazuar vetëm tek ajo që Ai ka bërë për ne me mëshirën e Tij, kur ne e vëmë besimin në të. Ne bëhemi bijtë dhe bijat e Tij, bëhemi fëmijët e Tij dhe zemrat tona thërrasin: “Abba, Atë.” Kur ne lutemi, i lutemi Atit tonë në qiell. Mbajeni këtë në zemër sot: Ju jeni fëmijë të Perëndisë. Nuk jeni më skllevër të mëkatit. Nuk jeni skllevër të frikës. jeni bijtë e Perëndisë dhe duhet të gëzoheni për këtë. jetoni me këtë. Le të nxisë ky realitet lutjet dhe adhurimin tuaj, dhe jetën tuaj, dhe shpalljen e Lajmit të mirë se si edhe njerëzit e tjerë mund të bëhen bijtë dhe bijat e Perëndisë, trashëgimtarë të jetës së përjetshme me Perëndinë, përmes Jezus Krishtit. Perëndi. ne të lavdërojmë Ty për këtë realitet. Unë të lavdëroj Ty në jetën time. Mendoj për atë që unë meritoj për mëkatin tim dhe pastaj kuptoj se Ti më quajtur birin Tënd.
Faleminderit, Perëndi. Unë lutem që kjo gjë të ngulitet në zemrën e secilit prej nesh. Përmes besimit në Krishtin, ne jemi fëmijët e Tu. Na ndihmo të jetojmë si fëmijët e Tu sot, të jetojmë me dashurinë për Ty, si Ati ynë, të jetojmë me adhurim për Ty, si Ati ynë dhe Perëndi, ne duam të të kënaqim Ty. Ne duam të të lavdërojmë Ty. ne duam që edhe të tjerët, të të njohin Ty si Atin e tyre. Ne duam që edhe të tjerët, të birësohen si bijtë e tu. Kështu, ne lutemi të na ndihmosh të jetojmë sot në mënyrë të tillë, që të tjerët të njohinkëtë hir dhe të kuptojnë se cfarë do të thotë të jesh në familjen Tënde, cfarë do të thotë të jesh i birësuar nga Ty. Perëndi, ne të lavdërojmë Ty që na ke birësuar si fëmijët e Tu dhe lutemi që të na përdorësh që, edhe shumë njerëz të tjerë të vijnë në familjen Tënde, për shkak të jetës sonë. Perëndi, Ati ynë, ne lutemi për këto në emër të Jezusit, amen.