Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t’i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.– Jeremia 17 :9-10
Craig Groeschel tregon se kur shkrin bora e dimrit në Alaskë, rrugët mbushen me baltë. Ndaj në hyrje të Alaskës, në një tabelë rrugore shkruhet: “Zgjidhni me kujdes rrugën tuaj. Do të udhëtoni në të atë rrugë për 96 kilometrat në vazhdim.”
Ashtu si rrugët me baltë, mendjet tona ngecin në rrënojat e të menduarit gjatë gjithë jetës; shpesh, mendimet tona duken të pavullnetshme. Shkencëtarët konfirmojnë se ne mund të kontrollojmë vetëm një pjesë të vogël të mendimeve tona të ndërgjegjshme. Gënjeshtrat që besojmë për veten, mendimet që na shkaktojnë frikë, mendimet krenare, mendimet epshore – të gjitha rrotullohen në kokën tonë.
Bibla thotë se “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme ” (Jeremia 17:9-10), dhe Jezusi tha: ” sepse pema njihet nga fryti. ” (Mateu 12 :33). Por kjo nuk do të thotë se kemi ngecur në ligësitë e zemrave tona, në rrënojat e mendjeve tona. Perëndia mund t’i pastrojë zemrat tona dhe t’i shpengojë dhe rinovojë mendjet tona. Bibla na thotë se përvetësimi dhe meditimi rreth shkrimeve të shenjta na pastron dhe përtërin (Efesianëve 5:26), sepse Bibla nuk është një libër i zakonshëm njerëzor. Fjalët e Tij janë të vërteta (Gjoni 17:7) dhe ato kanë fuqinë e Frymës së Perëndisë. Kur zhytemi në Shkrime edhe mënyrat e të menduarit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Kjo është një lutje nga Psalmet me anë të së cilës mund të luteni sipas shkrimit: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur” (Psalmi 51:10 ).