Si i trajtoni ata që drejtoni?

Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: “Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.-Mateu 20: 25-28

Si do ta përkufizonit lidershipin? A është më shumë sesa thjesht t’i detyrosh njerëzit të bëjnë atë që dëshiron ti? Xhoni menaxhon disa ekipe në punë. Çdo tremujor duket sikur ai ndryshon stilin e tij të lidershipit bazuar në librin më të fundit që ka lexuar – sipas statistikave vlerësohet se shkruhen rreth  4.8 miliardë libra për lidershipin në vit! Por askush nuk ka modeluar ndonjë stil lidershipi më radikal se Jezusi. Ai theu traditat kulturore të kohës së Tij dhe u rebelua kundër shfaqjeve të pushtetit në lidhje me udhëheqjen, dhe si rezultat Ai pati ndjekësit më radikalë dhe miqtë më të devotshëm që bota ka parë ndonjëherë. Pra, çfarë do të thoshte libri i Jezusit për lidershipin?

Epo, së pari, Jezusi nuk e përdori fuqinë ose autoritetin e Tij për të detyruar të tjerët. Ai kurrë nuk e përdori frikën për të kontrolluar, por zgjodhi vendin më të ulët, vendin e shërbimit. Ai i besoi Perëndisë që ta nderonte Atë me përulësinë e Tij në vend që të luftonte për nder. Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: “Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve” (Mateu 20:25-28). Jezusi reflektoi mirësi dhe durim kur u përball me gabimet dhe të metat e të tjerëve. Modeli i tij na tregon se si Perëndia ka synuar gjithmonë që ne t’i udhëheqim të tjerët me mirësi, durim dhe falje. Në vendin e punës, në detyrën e prindërimit ose në shërbim të komuniteteve tona, gjithmonë kemi mundësinë të tregojmë se sa i vlerëson Perëndia ata që drejtojmë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI