Shpresë në mes të yjeve që bien!

“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29

Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira të mëdhenj meteorësh që, nga Toka, dukeshin sikur yjet po binin si flokë bore. Shkencëtarët parashikuan shirat e meteorëve, por shumica e njerëzve u frikësuan kur i panë, nga frika se mos ishin shenjat e fundit të botës.

Pjetri shkroi në Bibël: “ atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do tė digjen krejt.” (2 Pjetrit 3:10). Shkencëtarët na sigurojnë se, për shkak të ndarjes së  atomit, ajo që shkroi Pjetri mund të ndodhë në të vërtetë. Gjithashtu ata konfirmojnë se Toka po ngadalësohet gradualisht, sikur të ishte një orë që ngadalëson ritmin e saj.

Gjithashtu, Libri i Zbulesës është plot me përshkrime misterioze të Përfundimeve. Megjithatë, më e rëndësishmja, Bibla na jep njohuri për jetën tonë të tanishme. Na tregon se nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë. Ajo tregon për jetën pas vdekjes, por edhe se si të jetosh me qëllim dhe kuptim sa je në tokë. Bibla thekson një marrëdhënie me Perëndinë nëpërmjet Birit të Tij që prek ekzistencën tonë të tanishme, jo vetëm të ardhmen misterioze. Jezusi erdhi që ju të keni jetë dhe ta keni me bollëk (Gjoni 10:10).

Mënyra se si jetojmë tani përcakton jetën e përjetshme, sepse edhe pasi të jetë zhdukur kjo botë, shpirtrat tanë do të jetojnë. Kur shihni një yll që bie, kujtoni se përtej gjendjes sonë aktuale është një Perëndi i dashur të cilin mund ta njihni nëpërmjet Birit të Tij, Jezusit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI