Balanca e baktereve në gojën tonë është po aq e rëndësishme sa ajo e zorrëve. Kur disa baktere bëhen të tepërta fillojnë probleme në dhëmbët tuaj. Ne do t’ju tregojmë se si të kujdeseni për shëndetin oral duke ruajtur balancën mikrobiale në gojën tuaj.
- Hiq dorë nga pasta me fluor
Shmang shpëlarsat e gojës që përmbajnë alkool si dhe pastat që përmbajnë fluroide dhe antimikrobialë si triklosani. Fluroidet dëmtojnë mikroflorën. Ato gjithashtu ndikojnë te kockat, truri dhe niveli i sheqerit në gjak. Ndërsa te fëmijët ajo lidhet me nivelin e ulët të inteligjences. Kështu që mos shpenzoni për shpëlarësat artificial të gojës.
- Laj dhëmbët me vaj kokosi dhe sodë buke dy herë në ditë.
Kohëzgjatja ideale e larjes së dhëmbëve është dy minuta dhe presioni nuk duhet të jetë shumë i lartë. Ndërsa shpeshtësia e larjes duhet të jetë dy deri në tre herë në ditë. Një këshillë tjetër thotë se nuk duhet t’i lash dhëmbët menjëherë pasi ke ngrënë sepse hollon zmaltin e tyre, sidomos nëse ke ngrënë ushqime me aciditet të lartë apo pije me gaz të cilat gjithashtu kanë acid. Acidi gërryen smaltin dhe larja e tyre e përforcon këtë fenomen sepse e shtyn acidin më thellë në dentinë.
- Bëj vetë një pastë dhëmbësh
Mund të përziesh vaj kokosi, sodë buke dhe pak kripë himalaje. Gjithashtu mund ti shtosh Vaj esencial menteje për aromë dhe parandalim të kaviteteve. Merrni dy lugë vaj kokosi dhe sodë buke fillimisht, por nëse nuk përfitoni një masë homogjene mund të shtoni pak më shumë vaj kokosi ose sodë. Masa duhet homogjene sepse mund ta përdorni më lehtë.
- Pastrojini dhëmbët me pe çdo ditë
Ne nuk e dimë por pastrimi me pe është më i rëndësishëm se larja e dhëmbëve. Ai largon prekusorët bakterial të pllakëzës bakteriale, të cilët kthehen në tartar të fortë, që nuk hiqet nga larja apo pastrimi i zakonshëm i dhëmbëve. Tartari në vetvete çon në shkatërrimin dhe rënien e dhëmbëve. Mënyra se si ta bëni pastrimin e dhëmbëve me pe pjesë të traditës duke filluar me nga një dhëmb. Pra pastroni një dhëmb sot, nesër dy e kështu më radhë derisa të pastroni çdo dhëmb në mëngjes ose darkë.
- Si ti pastroni dhëmbët me pe
Përdor një pe që është rreth 30 cm dhe mbështill fundet e tij te gishtat tregues. Nëse ke një hapësirë të gjerë midis dhëmbëve, mund të përdorësh një pe më të trashë. Kaloje perin butësisht midis dhëmbëve. Kujdes të mos prekësh mishrat e dhëmbëve. Duhet të kini kujdes me gjakderdhjen dhe të lani e pastroni dhëmbët me pe më shpesh dhe me kujdes derisa mishrat e dhëmbëve të mos gjakosen më. Nëse kjo gjakderdhje zgjat më shumë se një javë shkoni te një dentist.
- Ndërroje larësin e gojës me vaj
Ndoshta pak kanë dëgjuar por si një shpëlarës për gojën mund të përdoret edhe vaji i kokosit. Ju mund të pyesi veten se si aplikohet por në fakt është e njëjta procedurë me larësit e zakonshëm. Nëse është në gjendje të lëngët lajeni gojën me vajin e kokosit duke bërë edhe gar-garë. Nëse është i ngurtë përtypeni duke u siguruar që të gjithë dhëmbët tuaj e kanë marrë nga një sasi. Më pas shpëlajeni gojën me ujë. Lëreni procedurën të zgjas pak që të jap efektet e duhura. Problemi me larësit e zakonshëm qëndron në faktin se ato mund të shkaktojnë diabet të tipit 2 duke i përdorur për 3 vjet. Dhe kjo ndodh prej përbërësve antibakterial që përmbajnë larësit e gojës. Vaji i kokosit është vërtetuar shkencërisht se ndihmon në eliminimin e biofilmave të pashëndetshëm dhe baktereve që dëmtojnë dhëmbët, po ashtu si shpëlarësit e gojës.