Sekreti i një jetë të transformuar.

Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.- Psalmi 1:2

Kalimi i kohës, çdo ditë, me Jezusin është  një praktikë shpirtërore që na jep një shije të asaj që do të vijë. Ashtu siç ka thënë  Agustini nga Hipo, “Shkrimi është një letër dashurie e dërguar nga Zoti”, që do na shoqërojë deri në ditën kur si ndjekësit e Jezusit do ta ndjekin Atë deri sa të arrijmë në shtëpinë e vërtetë.

Leximi i një devocioni na inkurajon të rritemi në marrëdhënien tonë me Jezusin, por kemi nevojë që  Shkrimi i gjallë dhe depërtues  të veprojë në jetën tonë. Gjithashtu, kemi nevojë t’a përvetësojmë Shkrimin, ndaj është e nevojshme të meditojmë mbi të. Meditimi është një disiplinë biblike; Perëndia na kërkon të meditojmë mbi Fjalën e Tij në shumë pasazhe (Psalmi 119:15-16, Jozueu 1:8, Psalmi 1:2).

Çfarë është meditimi? Përfundimisht nuk është ëndërrim me sy të hapur. Në kulturën e lashtë hebreje, meditimi mori formën e të folurit  me zë të lartë të Shkrimit me veten. Meditimi mund të përfshijë studim ose reflektim, por ekziston ideja për ta pasur atë “në gojën tuaj” (Psalmi 19:14)

Nëse qëllimi ynë është të transformohemi përmes Shkrimit, kjo do të thotë se nuk mund të marrim pasazhe të gjata për lexim. Pasi të përfundoni leximin pyesni veten: “Cili varg më preku sot? Ose, “Cili është mesazhi i këtij pasazhi?” Përpiquni ta thoni atë që lexuat me fjalët tuaja. Thuajeni  me zë të lartë para vetes tuaj. Bibla është e gjallë dhe me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë  transformon jetët e atyre që e lejojnë të veprojë në ta.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI