Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre që e duan atë, të cilët janë thirrur sipas qëllimit të tij”. Ai madje përdor zhgënjimet tona më të rënda për të realizuar takimet e Tij hyjnore.
I Vtëmlinduri, i përjetshëm i Perëndisë vdiq me një vdekje torturuese në kryq si të ishte një kriminel. Por Ati bëri që edhe varri t’i hapë rrugë lavdisë, ndërsa e ringjalli prej së vdekurish dhe e kurorëzoi si Zot të të gjithëve. Sot, nëse jeni në Krishtin, çdo gjë që Satani synon për keq, Perëndia do të përdorë për t’ju bekuar.
Ju lutemi kuptojeni: Jeta juaj nuk është thjesht një rrëmujë e rastësishme. Jeta juaj nuk është një sërë problemesh apo rezultat i rastësive. Edhe në mes të vuajtjeve tuaja, mund të gjeni prehje në premtimin e lavdishëm të Perëndisë.
Shumë ngjarje në jetën time kanë qenë konfuze dhe të dhimbshme. Jam i sigurt që edhe ju mund të thoni të njëjtën gjë. Ne të gjithë vuajmë në këtë botë të rënë – të gjithë kemi një kryq për të mbajtur. Por në të vërtetë, në të gjitha gjërat, Perëndia më ka sjellë mua të mira, bekim Mbretërisë së Tij dhe lavdi Krishtit. Pa dyshim, Ai po bën të njëjtën gjë për secilin prej fëmijëve të Tij – duke ju përfshirë edhe juve. Amen për këtë!
Lutje: Zot, të falënderoj që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirën time. Më ndihmo të prehem në këtë premtim gjatë gjithë jetës sime. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“ Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” (Romakëve 8:28).