Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët ose nëse burrat mund t’i rrisin flokët, por ka një problem më të thellë – që shkon mbrapa në Kopshtin e Edenit.
Pothuajse sapo Perëndia e solli gruan tek burri, Satani filloi të sulmonte dhe të ngatërronte rolet që Zoti u kishte dhënë atyre. Armiku ynë është autor i shovinizmit mashkullor dhe feminizmit militant, mashtrime djallëzore që i pengojnë burrat dhe gratë sot të përmbushin përgjegjësitë e dhëna nga Zoti. Këto mashtrime na shtyjnë të lartësojmë njërën gjini mbi tjetrën (ose edhe të zgjedhim gjininë sikur të ishte e mundur) në mënyrë që të mos jetojmë të lumtur në modelin që Krijuesi ynë e ka konsideruar të drejtë për ne.
Mbulimi i kokës me shami dhe gjatësia e flokëve ishin pjesë e roleve gjinore në kulturën e Korintit, ndaj Pali i trajton ato çështje dhe tregon se si duhet të shprehen biblikisht në një mënyrë që nderon Zotin. Megjithëse fjalët e tij janë të rrënjosura në një kontekst kulturor, mesazhi i tij na bën të pyesim veten: “A jam i gatshëm të pranoj rolin që Zoti më krijoi të jetoj? A jam i gatshëm ta pranoj atë me mirënjohje, apo do të rebelohem kundër rolit të caktuar nga Zoti për mua?” Kjo është me të vërtetë çështja – një çështje zemre, jo e flokëve.
Lutje: Jezus, dua me gjithë zemër të mbaj përgjegjësi për rolin që Ti ke projektuar për mua që në fillim. Unë e di që Ti je i gjithëdijshëm dhe i dashur, kështu që rruga jote është e përsosur. Më fuqizo të eci në rrugën Tënde. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
” Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” (1 e Korintasve 11:11).