A janë të rëndësishme planet në aspektin profesional dhe personal. A duhet të kemi qëllime dhe plane që duhet ti arrrijmë? Elida Motro – themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting” në një intervistë për TV7 Albania flet mbi rëndësinë e planifikimit, në prag edhe të vitit të ri.
Sipas saj, kur nuk bën plane, ke bërë plane të këqija. “ Ajo që ndodh është që ose planifikon dhe përpara disa rezultatë për t”i arritur ose nuk planifikon dhe rezultatet e këqija vijnë vetë, pa u lodhur”, thekson Motro. Ekspertja rendit disa pika kyçe që gjithkush duhet ti mbajë parasysh për një planifikim të mirë.
Të nisim planifikimin herët: Është shumë e rëndësishme të nisim planifikimin disa muaj para mbylljes së vitit.
Plane të përgjithshme: Kjo ka të bëjë me anën strategjike. Vendosni synimin që doni të arrini.
Plane operative: Bëni plane për çdo muaj, javë dhe ditë.
Në anën strategjike, në anën e planifikimit të madh të gjërave është shumë mirë që ti vendosni një emër në përputhje me objektivat që keni për të realizuar. Cdo vendim që merrni më pas, shikoj nëse është në përputhje me qëllimin(emrin në këtë rast)të vitit. Bejini pyetje vetës nëse kjo gjë që po mendoni është brenda asaj që duhet të bëj gjatë vitit. Çdo gjë ka një stinë të vetën. Nëse ne fillojmë të bëjmë paraprakisht vënien në linjë paralele me njëra-tjetrën, çfarë ne kemi vendosur, çfarë është misioni ynë dhe ajo që ndodh është që në këtë mënyrë plotësohet puzzle(copëzat) dhe habitesh kur të dalin oferta për gjërat të cilat ke filluar të mendosh.
Hapat që duhet të ndiqni për të nisur planifikimin tuaj:
Skanim: Gjëja e parë që duhet të bëni është të uleni dhe të bëni një skanim të gjendjes aktuale ku ndodheni. Nëse jeni një person që jeni në kërkim të një punë, së pari analizoni cilat janë talented tuaja Së dyti, çfarë aftësish keni, pra, çfarë dini të bëni në tregun e punës. Së treti, çfarë njohurish gëzoni në një fushë të caktuar. Më pas mendoni, çfarë aftësish dëshironi të zhvilloni në vitin pasardhës(2023).
Diferenca:Nga Diferenca e gjendjes ku je me atje ku dëshiron të shkosh, del edhe plani i zhvillimit. Është shumë e thjeshtë nësë ulesh dhe e planifikon në një letër A4.
Zgjedhja: Në kohën që keni në dispozicion, çfarë do të zgjidhni të zhvilloni nga vetja. Vendosni një veprim konkret që dëshironi ta bëni në vijimësi vitin e ardhshëm, me afate kohore të përcaktuara.Për shembull mund të vendosni të shërbeni diku vullnetarisht duke e mbështëtur në aftësinë që ju gëzoni. Që ta kryeni këtë veprim në muajin dhjetor, duhet të përcaktoni hapat që duhet të bëni që në fillim të vitit(janar).Beni një plan, që në përiudhë kohore afatgjatë, të jeni të vetëdijshëm që jeni duke trajnuar veten të bëni një vetmësim të vazhdueshëm.
Planifikimi konkret: Nga çdo anë që mund të shihet, planifikimi konkret dhe puna, të vepruarit mbi këtë planifikim në baza ditore të planifikuara është çelësi I suksesit.
Plani në aspektin personal: Ky plan është më i thjeshtë. Planifikim do të thotë të jepesh, të ofrohesh. Nuk do të thotë të rrish të presësh. Shumë e rëndësishme është të gjeturit e paralelit (cili është misioni yt).Nëse vendosni objektiva për jetën tuaj personale, veproni konkretikisht në planifikimin ditor për realizimin e tyre.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: