“Për këtë arsye edhe vuaj këto gjëra, por nuk turpërohem, sepse unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është në gjendje të ruajë atë që unë i kam besuar deri në atë ditë.”
2 Timoteut 1:12

Peter Byrom u bë një ateist i konfirmuar ndërsa lexonte librin e Richard Daëkins, “The God Delusion” (Iluzioni i Perëndisë). Por më pas ai zbuloi një grup mendimtarësh të krishterë që paraqitën arsye të bindshme se pse besimi tek Perëndia ishte logjik dhe se pse besimi mund të ishte intelektualisht i besueshëm. “Intelektualisht, pengesat për të besuar filluan të shembeshin dhe pyetjet po merrnin përgjigje,” tha ai. Kur një mik i tij u bë i krishterë, Peter pa ndryshimet që ndodhën në jetën e tij. Mendja e Peterit u bind në vërtetësinë e Krishterimit, dhe zemra e tij e ndoqi.

 “Prandaj mos ki turp të dëshmosh për Zotin tonë, as për mua që jam i burgosuri i tij; por vuaj edhe ti bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë, që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe hirit që na është dhënë në Krishtin Jezus përpara të gjitha kohërave,dhe që tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, i cili e zhduku vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit,për të cilin unë u vura predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve. Për këtë arsye edhe vuaj këto gjëra, por nuk turpërohem, sepse unë e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është në gjendje të ruajë atë që unë i kam besuar deri në atë ditë.” 2 Timoteut 1:8-12


Ndonjëherë kemi pyetje të vështira. Kjo është në rregull. Perëndia i pranon pyetjet e sinqerta që mund të na ndihmojnë të rritemi në besimin tonë! Ai ka përgjigje të mira. Është mirë të kërkoni përgjigje nga burime të njohura. Por përdorni mençuri përsa i përket atyre që kontaktoni. Nuk do të dëshironit të dëmtonit besimin e dikujt tjetër me dyshimet tuaja.

Zoti do ta forcojë besimin tuaj ndërsa e kërkoni sinqerisht Atë dhe mençurinë e Tij.
“Mos u mashtroni.” Besimi nuk është “besim pa prova” siç thotë Daëkins, por është “besim në Atë që provat tregojnë.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr David Jeremiah

Dr. David Jeremiah është pastori i Kishës Shadow Mountain Community në San Diego, Kaliforni, dhe themeluesi i shërbesës ndërkombëtare radiofonike dhe televizive ‘Moment Vendimtar’.
Në katër dekada të mësimit të Fjalës së Perëndisë, Dr. Jeremiah ka shkruar shumë libra. Ndër më të njohurit janë: “Çfarë po ndodh në botë?”, “Armagedoni Ekonomik që po vjen”, “Perëndia nuk të ka harruar”, “Të kuptojmë 66 librat e Biblës” etj


Free!

REGJISTROHUNI