Oqeani i dashurisë së Perëndisë!

Sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota,  – Efesianëve 1 : 4a

Nëse nuk keni qenë asnjëherë në oqean ose keni kohë që nuk keni shkuar,– mos u merakosni sepse dallgët vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të përplasen në breg.

Bibla thotë se natyra na flet për Perëndinë. Sipas Psalmeve, qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij dhe se Ai është më i fuqishëm se baticat e detit. (Psalmi 19:1, 93:4). Në baticat e pamëshirshme e të fuqishme, na kujtohet dashuria e Tij e madhe që Ai ka për ne. Ditë e natë, dallgët kthehen në breg ashtu si dashuria e Perëndisë na rrethon në çdo moment. “Sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota”, thotë Shkrimi tek (Efesianëve 1:4a).

Ata që merren me sërf do t’ju thonë se dallgët vijnë grupe- grupe dhe mund të ketë kohë të gjata qetësie ndërmjet tyre. Ata shtrihen në dërrasat e tyre të sërfit, për të pushuar, duke pritur dhe duke parë horizontin me besim për grupin tjetër të dallgëve që është duke ardhur. Nëse nuk e besonin se një grup tjetër dallgësh është duke ardhur, me siguri që ata do të ktheheshin  në shtëpi.

Mund të ketë raste në jetën tonë kur mund të vëmë në dyshim dashurinë e Perëndisë sepse nuk e ndjejmë atë. Por oqeani i dashurisë së Perëndisë nuk shteron kurrë; dhe dallgët nuk kanë të sosur. A jeni të etur të përjetoni dashurinë e Tij? Dëgjoni këto fjalë nga libri i Romakëve: “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 8:38-39).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI