Nëse nuk mund të thuash diçka të këndshme…

images 2Revista Our Daily Bread  shkruan për  rastin e një të moshuari. Ai  ishte i shurdhët, ndaj bleu një pajisje dëgjimi. Më vonë, shkoi sërish tek dyqani ku kishte blerë pajisjen. Ai i  tha menaxherit se mund të dëgjonte bisedat, madje edhe ato  në dhomën ngjitur.

Menaxheri i tha” Të afërmit e tu duhet të jenë shumë të lumtur për ty.”

Burri u përgjigj” Nuk u kam thënë. Vetëm jam ulur dhe kam dëgjuar. E di? E kam ndryshuar dy herë deri tani testamentin.” Familja e tij nuk do ta dijë, sa shumë i kanë kushtuar fjalët.

Në librin e Jakobit shkruhet “Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç`pyll të madh djeg” ( Jakobi 3:5). Po, fjalët janë të fuqishme. Psalmisti i krahason ato me shpata dhe shigjeta. Ai shkruan “Kėta e mprehin gjuhėn e tyre si njė shpatė, dhe nė vend tė shigjetave lėshojnė fjalė tė hidhura” ( Psalmi 64:3)

Fjalët  mund të sjellin ngushëllim dhe shpresë. “Kush flet pa mend është si ai qė shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim” ( Fjalët e urta 12:18). “Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat”  ( Fjalët e urta 16:24)

A të ka thënë ndonjëherë nëna jote, “ Nëse nuk thua dot diçka të këndshme, më mirë mos fol fare?” Kjo gjendet në shkrime. Bibla thotë “Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë” ( Fjalët e urta 10:19)

Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, e  nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë. Jakobi thotë se besimi ynë është pa vlerë, nëse nuk i vendosim fre gjuhës sonë ( Jakobi 1:26). Do të  bënim mirë ta nisnim ditën me lutjen e Davidit “U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im” ( Psalmi 19:14).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI