Në kohë vështirësie kujtoni se…!

Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.– 1 e Kronikave 29:11

Në një nga botimete librave të biznesit shkruhet se që pas Kovidit, njerëzit ndihen më të pafuqishëm dhe se bota u ka dalë jashtë kontrollit. Dhe kjo është e vërtetë, por çfarë mund të bëjmë për situatën në të cilën ndodhemi?

Mësoni të jeni flëeksibël, fokusohuni në atë që mund të kontrolloni, shikoni anën pozitive, kultivoni besimin. Kjo është këshilla që na jepet. Këto janë koncepte të mira, por si mund të shohim “anën pozitive” kur jemi të shqetësuar dhe në ankth për ato që po ndodhin, për luftën, vuajtjet, padrejtësitë, terrorin dhe inflacionin?

Në kohë si këto, kemi nevojë për një themel të fortë, themel që gjendet në Zotin e Biblës. Shkrimi na tregon, se asnjëherë përgjatë historisë, kjo botë nuk ka qenë jashtë kontrollit të Tij. Në kohë të trazuara dhe ankthioze, është e rëndësishme të dimë se kush është në të vërtetë Perëndia. Bibla na tregon për një burrë të quajtur David, i cili e njihte mirë Perëndinë; ndaj dhe  u quajt “njeri sipas zemrës së Perëndisë” (Veprat 13:22).

Davidi e lavdëronte Perëndinë që sundonte mbi gjithçka, ndaj shkroi: “Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.” (1 Kronikave 29:11).

Për ta bërë më personale, gjithçka përfshin sigurinë, nevojat, familjen dhe të ardhmen tuaj. ” Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t’u dhënë forcë të gjithëve,” përfundoi Davidi (1 Kronikave 29:12).

Të kujtuarit se kush është Perëndia dhe se sa shumë na do Perëndia ynë i madh, është themeli ynë i fortë, burimi i prehjes sonë dhe ngushëllimit kur bota duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI