Mateu kapitulli 4, vargu 19. jezusi u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Kjo është ftesa fillestare e Jezusit për katër dishepujt. Simoni, i quajtur Pjetër gjithashtu, Andrea, vëllai i Tij dhe pastaj më pas Jakobi dhe Gjoni. “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Më ndiqni mua dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish. Dhe në këtë pamje, shohim ftesën e Jezusit për të gjithë ne.
Ai na ka ftuar ta ndjekim Atë, gjë që është mëshirë e pastër që nga fillimi, që jezusi të vijë tek ne, ashtu sic bëri edhe me dishepujt. Ai fillon kështu, një marrëdhënie me ne, duke na thirrur tek Vetja e Tij. Ai thotë: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Dhe që nga fillimi, ndjekja e Jezusit kishte të bënte me peshkimin e njerëzve. cdo ndjekës do të ishte një peshkatar dhe do të peshkonte njerëz. me sa duket, Jezusi këtu po përdor një analogji. Ai po thoshte: “Dëgjoni, në vend që të shkoni e të zini peshk, ju do të shkoni e të zini njerëz, që t’i sillni në Mbretëri. Ja se c’do të thotë të më ndiqni mua: Ndërsa më ndiqni, do të sillni edhe njerëz të tjerë që të më ndjekin.”
Mendoj për një mikun tim, i cili shërbeu për një kohë të gjatë, në një pjesë shumë të vështirë të botës, për ndarjen e Ungjillit. Dhe sapo ai drejtonte dikë tek Krishti, në atë pjesë të botës, menjëherë i thoshte: “Tani, ti je një ndjekës i Krishtit. Shkruaj emrat e njerëzve që ke përreth, aty ku ti ke ndikim, të cilët nuk kanë një marrëdhënie me Krishtin, nuk besojnë tek Krishti.” Dhe pothuajse këtu përfshiheshin të gjithë njerëzit që ai person njihte. Pastaj, miku im i thoshte: “Tani, qarko emrat e pesë ose dhjetë personave në këtë listë, që ka gjasa të të vrasin, nëse ti ndan Ungjillin me ta.” Që nga fillimi i ndjekjes së Jezusit, dishepujt mësuan të mendonin për peshikimin e njerëzve, duke drejtuar njerëz të tjerë tek Krishti. Dhe i njëjti realitet, duhet të jetë i dukshëm sot, në jetën e secilit prej nesh.
Sot në kisha, ka shumë ndjekës të Krishtit që rrallë e ndajnë Ungjillin me njerëzit e tjerë, për të mos thënë asnjëherë. Dhe nuk duhet të jetë kështu. Peshkimi i njerëzve është një pjesë thelbësore e ndjekjes së Krishtit. Bërja e dishepujve është thelbi i domethënies së të qenit dishepull. Kështu, le të lutemi për njëri-tjetrin, që Perëndia të na ndihmojë të peshkojmë njerëz dhe të na ndihmojë gjithashtu, që të mos e shpërfillim këtë mundësi të lavdishme për të cilën Perëndia na ka thirrur, për të drejtuar njerëzit tek krishti. Sa privilegj i mahnitshëm është, të jesh pjesë e gjithë kësaj. Ne jemi falenderues për personat që na sollën ne tek Krishti dhe le të bëhemi si ata persona. Tani është rradha jonë.
Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh të peshkojmë njerëz. Ti thua pikërisht në këto vargje, Jezus, se kur ne të ndjekim Ty, Ti do të na bësh peshkatarë njerëzish. Kështu ne të kërkojmë Ty sot, të na bësh peshkatarë njerëzish. Na ndihmo të kërkojmë njerëz dhe të jemi të qëllimshëm e të punojmë që ata të vijnë në njohjen e Krishtit. Na ndihmo të lutemi për këtë përfundim. Na ndihmo të ndajmë Ungjillin. Zot, na ndihmo të ndajmë lajmin e mirë të asaj që Ti ke bërë në Krishtin, me dikë tjetër sot. Zot, ne lutemi që të mos na lejosh ta kalojmë jetën tonë, duke mos bërë atë që Ti na ke thirrur të bëjmë dhe për të cilën na ke ndarë vecmas. Ne lutemi që të na bësh peshkatarë njerëzish. Ne lutemi që frytet e jetës sonë, të jenë shumë njerëz. U bëftë kështu, Perëndi, në jetën e secilit prej nesh. Le të ketë shumë njerëz që ndjekin Krishtin, ngaqë ne kemi qenë të qëllimshëm në peshimin e njerëzve. Në emër të Jezusit, amen.